Qeveria lituaneze duket se ka vendosur që pak nga pak të lirojë masat shtrënguese të Covid 19 dhe ti kthehet normalitetit.
Drejtori i Autoritetit të Shëndetit Publik në një letër drejtuar qeverisë, është shprehur se Lituania falë masave të marra shmangu rritjen e madhe të rasteve me Covid-19, e cila është parë në pjesët e tjera të Evropës, si në Itali, Spanjë dhe Britani të Madhe
Sipas faqes zyrtare të qeverisë në internet, dyqanet mund të rihapen nga 23 prilli, ndërsa bizneset shërbyese, siç janë sallonet e floktarëve, bibliotekat dhe muzetë, mund ta vazhdojnë punën nga 27 prilli.
Bizneset do të jentë të detyruara që ta kufizojnë numrin e klientëve në jo më shumë se një person për 10 metra katrorë.
Ndonëse më parë ishte paralajmëruar se të gjitha masat kufizuese do të largohen nga 27 prilli, qeveria njoftoi se një gjë e tillë do të bëhet më 11 maj. /abcnews.al