Lituania mbyll dy pika kufitare me Bjellorusinë

schedule15:18 - 21 Shkurt, 2024

schedule 15:18 - 21 Shkurt, 2024

Qeveria e Lituanisë vendosi të mërkurën mbylljen e pikave kufitare në kufirin me Bjellorusinë, Lavorishkes dhe Rajgardas nga 1 marsi.Kjo do të thotë se dy pika kontrolli, Medininkaj dhe Shalchininkaj, do të vazhdojnë të funksionojnë në kufirin me Bjellorusinë.

Verën e kaluar, Lituania mbylli dy pika të tjera kufitare, Šumskas dhe Tvereačius, sipas Interfax.

Qeveria e Lituanisë gjithashtu do të kufizojë hyrjen dhe daljen e pasagjerëve në vendkalimin kufitar hekurudhor Kena dhe do të ndalojë lëvizjen e këmbësorëve dhe çiklistëve përtej kufirit me Bjellorusinë.

Ky vendim u mor për shkak se njerëzit që udhëtojnë me trena tranzit drejt rajonit të Kaliningradit dhe kanë viza nga vendet e BE-së zbarkojnë në këto pika në Lituani. Më herët, ministrja e Brendshme e Lituanisë, Agne Bilotaite tha se rreth 13,000 njerëz zbresin ose hipin në trena në Kena çdo vit.

Për më tepër, qeveria lituaneze vendosi të ndalojë kalimin e këmbësorëve dhe çiklistëve nëpër pikat e kontrollit Medininkaj dhe Šalčininkaj, si dhe të zvogëlojë gradualisht numrin e lejeve të lëshuara për transportuesit bjelloruse dhe lituaneze që ofrojnë linja të rregullta autobusësh ndërkombëtarë.

Autoritetet lituaneze thonë se kjo ka për qëllim zgjidhjen e problemeve të sigurisë kombëtare, frenimin e kontrabandës dhe shkeljet e sanksioneve ndërkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!