Qeveria lituaneze ka hequr ndalimin për kalimin e mallrave drejt dhe nga enklava ruse e Kaliningradit. Javën e kaluar, Bashkimi Europian tha se Lituania duhet të lejojë tranzitin e mallrave si beton, lëndë drusore dhe alkool – përmes territorit të BE-së, në enklavën ruse.
Qershorin e kaluar, Lituania ndaloi Rusinë të dërgonte mallrat e sanksionuara në Kaliningrad, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga Moska, e cila kërcënoi se do të hakmerrej. Një zyrtar i Kaliningradit vlerësoi se rreth 60 ngarkesa me çimento së shpejti do të transportoheshin në enklavën ruse.
Kaliningrad ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë dhe është i shkëputur nga pjesa tjetër e Rusisë. Sipas zyrtarëve rusë, ndalimi kishte prekur deri në gjysmën e ngarkesave në Kaliningrad, megjithëse autoritetet lituaneze vlerësuan se vetëm 15% ishin prekur.
/abcnews.al