Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

schedule21:51 - 23 Nëntor, 2024

schedule 21:51 - 23 Nëntor, 2024

Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë veprimi, sipas një deklarate nga ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Marrëveshja afatgjatë midis Ukrainës dhe Lituanisë përfshin një këst fillestar prej 10 milionë eurosh, i cili tashmë është rënë dakord dhe fokusohet veçanërisht në prodhimin e dronëve dhe raketave Palianytsia.

“Unë i shpreha mirënjohjen Republikës së Lituanisë për mbështetjen e saj të patundur gjatë këtyre kohërave sfiduese dhe falënderova personalisht ministrin Laurynas Kasciunas”, tha Umerov.

Umerov dhe homologu i tij lituanez raportohet gjithashtu se diskutuan planet për pajisjen e brigadave ukrainase dhe sigurimin e municioneve.

Ndër tjera, raportohet se prioritet kryesor për vitin 2025 i dy vendeve mbetet zgjerimi i bashkëpunimit të industrisë së mbrojtjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!