Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë po bën gati një projekt-propozim për t’ia paraqitur Ministrisë së Financave për të përcaktuar vendosjen e çmimeve dysheme për të gjitha shërbimet dentare në vendin tonë. Sipas një deklarate të postuar në rrjetet sociale Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë bëri me dije se për hartimin e këtij projekti ishin marrë për bazë çmimet e rreth 300 klinikave dhe kabineteve dentare në gjithë vendin.
Krahas listës së çmimeve, projekt-propozimi parashikon edhe vendosjen e disa rregullave të reja ku përfshihet fletëgarancia për pacientin pas marrjes së shërbimit në klinikën dentare. Ky projekt do të kalojë me ndryshimet e nevojshme dhe përfundimtare në vitin 2019 dhe pas miratimit, lista e ҫmimeve dysheme, do t’i dërgohet Ministrisë së Financave për regjistrim në kasat fiskale./abcnews.al