Deputetja Rudina Hajdari në një deklaratë për mediat u shpreh se opozita e bashkuar i qëndron marrëveshjes, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë datë se kur do të miratohet.
Hajdari theksoi se lideri i opozitës Lulzim Basha nuk duhet të humbë më kohë, pasi sipas saj e ardhmja e Shqipërisë nuk pret dhe se shqiptarët kanë nevojë për një reformë dinjitoze.
“I bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare që të mos i rreshtoje demokratët me ata njerëz që duan lista të mbyllura. Por me çdokënd që mbështet listat e hapura. Kemi nja shans historik për të hapur listat, për të përqafuar një ndryshim thelbësor për Shqipërinë dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Pashë që opozita jashtëparlamentare ka pranuar që marrëveshja nuk është e plotë, unë kam një kërkesë për zotin Basha, përse e braktise parlamentin shqiptar? Ky është një shans dhe një shtrirje dorës për t’i kërkuar opozitës t’i rreshtohen kësaj kauze, të rreshtohen me qytetarët që duan këtë ndryshim thelbësor.
Lexo edhe: Rama pas mbledhjes së Këshillit Politik: Besoj se diskutimi ishte pozitiv
Ndryshe mendoj që marrëveshja është një pikënisje, por jo fundi i rrugës nuk mundet që demokratët të lënë negocimin e kësaj marrëveshje nga një person që nuk ka as tagrin e një vote”, tha Hajdari.
lexo edhe: “Dashuria e vjetër është gjë e madhe”, Murrizi: Kërkesa nuk ndryshon, vijojnë të bëhen pazare