Byroja Kombëtare e Hetimit ka njoftuar se ka përfunduar procesi i vlerësimit të testimit me shkrim për 104 kandidatët konkurrent për pozicionin e punës “hetues” në BKH.
Në njoftim BKH raporton se nga 104 kandidatë kanë kaluar testimin vetëm 55 prej tyre, duke vënë në rrezik ngritjen e këtij institucioni pasi struktura e BKH kërkon të paktën 60 hetues.
Sipas BKH, kandidatët e kualifikuar do të vijojnë fazat e tjera të konkurrimit, siç është “Intervista”, e cila do të zhvillohet në:
nga data 13.11.2020 deri me datë 21.11.2020 në adresën:
LEXO: Lista-e-Vleresimit-te-KANDIDATEVE-te-testimit-te-ESESE
“Këshilli i Larte i Prokurorisë,
Rruga “Ana Komnena” ,
Godina “Poli i Drejtësisë”,
(Ish-fusha e Aviacionit)
Tiranë,
Në lidhje me datën dhe orën e intervistës do t’ju njoftojmë në vijimësi në website-in e BKH-së.
Komisioni i Përzgjedhjes”
Byroja Kombëtare e Hetimit ka në përbërje të saj shërbime të Policisë Gjyqësore.
Qëllimi i tyre është të rrisin bashkëpunimin dhe komunikimin midis Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve të tjera, si dhe të ndihmojnë në hetimet e Prokurorisë së Posaçme, që kryhen nga institucione të tjera.
n.d./abcnews.al