Në një konferencë për shtyp në presidencën serbe, Lista Serbe dha dorëheqje nga qeveria e Kosovës dhe paralajmëroi formimin njëanshëm të Asociacionit të Komunave Serbe. Marko Gjuriç tha se problemet kishin filluar nga tensionet në takimet e fundit të Brukselit.
Marko Gjuriç, shefi i zyrës për Kosovën, është shfaqur me fasha në të dy duart. Zyrtarët e Listës Serbe kanë arritur në kryeqytetin serb për të njoftuar se do të dalin nga qeveria e Kosovës dhe do të mbajnë mbledhje për shpalljen e Asociacionit të Komunave Serbe. Sërish ngjarja e Mitrovicës është quajtur brutale dhe terroriste. Shqiptarët kanë minuar kompromisin dhe dialogun. Gjuriç nuk u përgjigj direkt nëse Serbia i jep përfundimisht fund bisedimeve. Serbët e Kosovës do ta kenë mbështetjen e qeverisë për çdo vendim.
Marko Gjuriç, shef i Zyrës për Kosovën: “Formimi i Asociacionit të Komunave serbe është e motivuar nga një nevojë e thellë dhe e arsyeshme e popullit serb për të arritur të drejtat e tyre pa pushkë dhe tirani. Natyrisht se serbët do ta kenë mbështetjen tonë”.
Fund pritjes thonë se do t’i japin më 20 Prill, por do të luftojnë pa armë për të drejtat e tyre.
Goran Rakiç, kryetar i Listës Serbe: “Me këtë nuk do të shkelim asnjë llojë marrëveshjeje, pasi marrëveshja e Brukselit është një akt ndërkombëtar dhe Prishtina tani ka nxjerr vetëm probleme. Ata vetë e kanë ratifikuar një gjë të tillë në Kuvendin e Kosovës”.
Gjuriç tha se është futur me makinë në Kosovë, pasi në territorin e Serbisë nuk ka kufi. U bëri thirrje serbëve të bojkotojnë Ushtrinë e Kosovës.
Idro Seferi: “Dialogu mes Prishtinëss dhe Beogradit duket klinikisht i vdekur në këto momente dhe tensionet janë ngritur mjaft në konferencë për shtyp. Dhe reagimet e Serbisë kanë qenë që Prishtina ka treguar se çfarë mendon për dialogun. Megjithatë pritet arritja e zyrtarëve të lartë të BE-së dhe siç bëhet e ditur e vetë shefes për siguri dhe politikë të jashtme, Mogherini, e cila do të takojë Presidentin Vuçiç dhe nga ai pritet një vendim për atë që pritet të ndodhë më tutje”./abcnews.al