Lista Serbe refuzoi të marrë pjesë në zgjedhje, reagon Kurti: BE-ja të dënojë këtë shkelje të Marrëveshjes

schedule13:08 - 23 Mars, 2023

schedule 13:08 - 23 Mars, 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, konfirmoi se anjë subjekt politik nuk ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Për këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Tëitter”.

Kurti shkruan se kjo është një shenjë e qartë të kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e bredshme të Kosovës.

Ai po ashtu shton se kjo është një shkelje e marrëveshje së sapo dakordësuar në Ohër dhe për këtë BE-ja duhet ta dënojë.

Postimi i Kurtit:

Lista Serbe refuzoi të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në 4 komunat veriore të ?? këtë prill. Kjo është një shenjë e qartë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjes së vazhdueshme në punët e brendshme të ??. BE-ja duhet të dënojë këtë shkelje të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!