Lista Serbe “ngrin” marrëdhëniet me Presidentin e Kosovës Thaçi

schedule11:29 - 15 Nëntor, 2017

schedule 11:29 - 15 Nëntor, 2017

Marrëdhëniet institucionale mes Listës serbe dhe presidentit të kosovës Hashim Thaçi aktualisht janë të ngrira. Kjo sepse sipas kësaj partie mënyra se si trajtohen seërbët e Kosovës është anti kushtetuese

Lista Serbe në Kosovë deklaroi se ka ngrirë marrëdhëniet me presidentin e vendit Hashim Thaçi. Kjo sepse sipas kësaj partie, politika e kreut të shtetit kosovar në lidhje me serbët në Kosovë është antikushtetuese, e paligjshme dhe në dëm të popullit serb.

Në një letër dërguar Presidentit të Kosovës, Lista Serbe thekson se është organizimi më i fortë politik i serbëve në Kosovë dhe rrjedhimisht përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të popullit serb.

Lista serbe proteston në këtë mënyrë dhe për faktin se Thaci duke qënë një nga nënshkruesit e marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit për krijimin e asocacionit të komunave serbe në veri të Kosovës, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për krijimin e tij

Letra, gjithashtu, thekson faktin se Presidenti i Kosovës keqinterpretohet dhe keqinterpreton çështjet politike të serbëve në Kosovë dhe përpiqet të fusë agjentët e tij në trupin politik serb. Në fund të saj theksohet se komunikimi i Listës Serbe me Presidentin e Kosovës mund të rikthehet në momentin kur ai fillon të reflektojë sipas interesave të komunitetit serb në Kosovë./abcnews.al