Lista Serbe ka njoftuar se do të bojkotojë procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill.
Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmet Zeqiri në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News, tha se u bë presion serbëve që të mos marrin pjesë në zgjedhje.
“U bën presion serbëve të mos marrin pjesë në zgjedhjet e komunave në veri të Kosovës.
Lista serbe mbështetet nga Serbia, ku kjo e fundit ka mbështetur edhe grupet kriminale. Ky është një faktor indikativ i qytetarëve serbë në Kosovë. i kanë keqtrajtuar, gënjyer qytetarët. Është marrë për ta përdorur si viktimë qytetarin.
Çfarë mendoni se do të ndodhë në 21 prill? Nuk do dalë përqindja që duhet në zgjedhje. Nuk do të ketë përgjigje qytetare. Gjendja është deri diku normale, është një qetësi. Ka pasur grupe kriminale që kanë vjedhur, kanë kontrabanduar mallra. Janë të lirë secili qytetar. Është një situatë që ata e preferojnë dhe e shohin si të pranueshme për momentin.”, tha Zeqiri.
Ndërsa në lidhje me shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, ai tha se nuk do të arrihet për shkak se nuk do të arrihet numri i nevojshëm i votuesve.
“Për sa i përket shkarkimit të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, theksoj se nuk do të arrihet për shkak se nuk do të arrihet numri i nevojshëm i votuesve”, përfundoi ai.
/abcnews.al