Në listën Putin, janë 210 personat të cilët rrezikojnë sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lista është hartuar nga Ministria Amerikane e Thesarit, por ende nuk ka marrë mbështetjen në Kongres.
Ministria Amerikane e Thesarit ka publikuar të ashtuquajturën listë të Putin, në këtë listë janë emrat e oligarkëve rusë pranë presidentit rus Vladimir Putin, ndaj të cilëve mund të ndërmerren sanksione. Në listë janë 210 emra mes të cilëve 114 politikanë dhe 96 oligarkë, ku figuron dhe Roman Abramovich. Por për momentin kongresi amerikan ka vendosur të mos aplikojë sanksione të reja kundër Moskës.
Në sferën politike emri më i rëndësishëm në këtë listë të zezë është ai i kryeministrit rus Dimitri Medvedev. Por janë të shumtë njerëzit e sferës politike të Putin që figurojnë si për shembullzëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, këshilltarë të ndryshëm, ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, ministri i zhvillimit ekonomik Maksim Oreshkin, Ministri i Energjisë Aleksandr Novak dhe ai i sportit Pavel Kolobkov. Por janë edhe administratorët e deleguar të Gazprom dhe Rosneft, Aleksei Miller e Igor Sechin./abcnews.al