Lista për EURO 2020: 4 shqiptarë te Zvicra, Petkovic i merr objektivin Kosovës

schedule17:56 - 19 Maj, 2021

schedule 17:56 - 19 Maj, 2021

Zvicra ka publikuar listën e 26 futbollistëve që do të jenë nën urdhrat e trajnerit Vladimir Petkovic në EURO 2020, që nis prej 11 qershorit me duelin Itali-Turqi në Romë.

Në listën e kombëtares helvete bien në sy emrat e katër futbollistëve me origjinë shqiptare. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e Zvicrës.

Jashtë nuk ka mbetur as Admir Mehmedi i Wolfsburg, ndërsa risia është Andi Zeqiri i Brighon në Premier League.

Sulmuesi u tentua edhe nga Kosova, por tashmë është ftuar nga kombëtarja e madhe e Zvicrës, pasi ka shkëlqyer më parë me 21-vjeçarët. Helvetët në EURO 2020 janë në grupin A, së bashku me Italinë, Turqinë dhe Uellsin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!