LISTA/ KLP miraton drejtuesit e prokurorive në rrethe

schedule18:46 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 18:46 - 17 Dhjetor, 2020

Pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli 28 vendet për Drejtues Prokurorie pranë Gjykatës së Apelit dhe Shkallës se Parë, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës ka caktuar sot listën me kandidatët e kualifikuar. Komisioni ka vendosur të lërë në krye të Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imerajn ndërsa në Durrës Anita Jellan. I pandryshuar ka mbetur edhe drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Komisioni ka vendosur skualifikimin e kandidatëve për drejtues në Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit të cilët nuk plotësojnë kushtin ligjor, 4 vjet eksperiencë në nivelin për të cilin kandidojnë, pra në atë të Apelit. Jashtë gare kanë mbetur edhe kandidatët që nuk kanë dorëzuar dokumentacionin brenda afatit të caktuar.

Njoftimi

Më datë 19.11.2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur në faqen zyrtare 28 vendet për Drejtues Prokurorie pranë Gjykatës së Apelit dhe Shkallës se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm si më poshtë. Mbas mbarimit të afatit ka rezultuar se i janë përgjigjur thirrjes për kandidim gjithsej 30 prokurorë për 21 zyra prokurorie, nga të cilat 16 Prokurori pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe 5 Prokurori pranë Gjykatave të Apelit.

Pasi shqyrtoi dokumentacionin e sjellë nga kandidatët dhe bëri verifikimet e nevojshme, Komisioni i Zhvillimit të Karrierës ka vendosur skualifikimin e kandidatëve për drejtues në Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit të cilët vijnë nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë, respektivisht : z. Lorenc Mërkuri që kandidon për Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër; znj. Elidiana Kaso, që kandidon për Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër; z. Lazër Çardaku që kandidon për Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër. Komisioni vlerësoi se këta kandidatë nuk plotësojnë kushtin ligjor, 4 vjet eksperiencë në nivelin për të cilin kandidojnë, pra në atë të Apelit.

Gjithashtu, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës vendosi skualifikimin e katër kandidatëve: z.Altin Binaj kandidat për drejtues për Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë; z. Pelivan Malaj kandidat për drejtues për Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë; znj. Marsida Frashëri për kandidimin për Drejtuese në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës; z. Artan Shtrungza kandidat për drejtues për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë;

Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, vlerësoi se aplikimi i tyre (në rrugë elektronike dhe postare) ka ardhur jashtë afateve të përcaktuara në shpalljen e interesit, që ka qenë data 03.12.2020 ora 24.00.
Në përfundim të procedurës kualifikuese, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, vendosi kualifikimin e kandidatëve sipas listës më poshtë:

  • Elizabeta Imeraj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Tiranë
    • Anita Jella për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Tiranë Durrës
    • Kreshnik Ajazi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Elbasan
    • Violeta Shkurta për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Fier
    • Dhorina Theodhori për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Korçë
    • Gentian Stoja për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Korçë
    • Petrit Çano për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Krujë
    • Rita Gjati për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Krujë
    • Rita Gjati për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kukës
    • Farie Vata për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kukës
    • Arben Dyla për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Lushnje
    • Erion Shehaj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Lezhë
    • Abaz Muça për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Mat
    • Dorina Bejko për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Pogradec
    • Lorenc Mërkuri për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Sarandë
    • Sali Hasa për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Sarandë
    • Albert Murcaj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër
    • Arben Smaçi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër
    • Marsida Frashëri për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër
    • Erion Çela për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë
    • Aurel Zarka për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë
    • Albert Kuliqi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë
    • Arben Nika për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kurbin
    • Genti Xholi për Drejtues Prokuroria e Apelit Tiranë
    • Ludovik Doda për Drejtues Prokuroria e Apelit Durrës
    • Gjon Fusha për Drejtues Prokuroria e Apelit Gjirokastër

Janë 18 prokurori sipas listës më sipër ku vazhdon procedura e kandidimit. Ndërkohë në 10 prokurori ku ose nuk ka pasur kandidatë, ose janë skualifikuar kandidatët, në mbështetje të nenit 90 të Kodit të Procedurave Administrative, përfundon procedura e ngritjes në detyrën e drejtuesit.

Prokuroritë ku përfundon procedura e ngritjes në detyrë në pozicionin e Drejtuesit janë si më poshtë:
• Prokuroria pranë Gykatës së Apelit Shkodër
• Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë
• Prokuroria pranë Gykatës së Apelit Vlorë
• Prokurioria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër
• Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Përmet
• Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër
• Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pukë
• Prokuroria pranë Gjyatës së Shkallës së parë Kavajë
• Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Berat
• Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tropoje

/mv.abcnews.al