“Lista e Zezë” në Shkodër, RENEA blindon qytetin

schedule08:17 - 5 Shtator, 2018

schedule 08:17 - 5 Shtator, 2018

Në kohë kur RENEA dhe Forcat e tjera Speciale u futën në operacion, në qytetin e Shkodrës u ndërprë plotësisht energjia elektrike. Kjo për të ruajtur në fshehtësi veprime operacionale dhe për të shmangur dekonspirimin.

Forcat RENEA kishin një listë me emra të rrezikshëm kur blinduan Dobraçin dhe Kirasin në Shkodër. Por nga 20 vetët që u dërguan në komisariatin e policisë, nuk ishin shënuar në atë listë. Shumë banesa e biznese janë kontolluar dhe disa mjete, midis tyre dhe një e blinduar u sekuestrua. Operacioni u organizua si pasojë e krimeve të mujave të fundit, vrasje e zhdukje njerëzish.

Për dy ditë në Shkodër ishte i pranishëm edhe Drejtori i Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Gjovalin Loka, i cili kordinoi punën mes policisë së Shkodrës dhe specialeve. Më shumë se 10 mjete të blinduara me rreth 100 forca policore hynë e dolën nga rrugicat e qytetit dhe periferise së tij. Kontrolle u bënë edhe në lagje të tjera jo vetëm në Dovraç e Kiras.

Operacioni ishte i shpejtë dhe konsipirativ. Momentin kur specialet hynë në veprim, në Shkodër enregjia u ndërpre për 45 minuta. Zyrtarisht akoma nuk është afruar ndonjë informacion mbi rezultatet e aksionit, por sipas një zyrtari të policisë së Shkodrës, grupe të RENEA-s do të qendrojne gjatë në ketë qytet./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!