“Lista e zezë e Berishës me emra që do pushkatoheshin/ Avokati tregon skenarin: Ja çfarë u planifikua në jugun e Shqipërisë

schedule23:56 - 25 Mars, 2025

schedule 23:56 - 25 Mars, 2025

TIRANË- Avokati Idajet Beqiri i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se ka ekzistuar një listë me emra personash, të cilët do të pushkatoheshin në jug të Shqipërisë, me urdhër të Sali Berishës në vitin e mbrapsht të 1997.

Ai përmendi disa emra, mes tyre Skënder Gjinushi dhe Gramoz Ruçi. Ai theksoi se në “listën e zezë” ka qenë dhe emri i tij, ndërsa tregoie dhe planin se si do të vritej bashkë me një person tjetër.

“Ka ekzistuar një listë me emra konkretë që do vriteshin në jugun e Shqipërisë, gjasme do të pastrohej territori nga rebelët. Ishin politikanë, ishin dhe kolektivë. Emra si Skënder Gjinushi, Sabit Brokaj, Gramoz Ruçi, unë isha në listë që do vritesha. Vrasja ime dhe Hajredin Shytit, ishte planifikuar ndryshe, do na hidhnin në malin me gropa”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!