Lista e Shqipërisë U21: Dy vëllezër dhe shumë nga Superiorja, Bushi zgjedh

schedule11:59 - 28 Gusht, 2020

schedule 11:59 - 28 Gusht, 2020

Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U21, ka dalë sot në konferencë për shtyp dhe ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë nën urdhrat e tij në sfidat kundër Austrisë (4 shtator) dhe Andorrës (8 shtator).

Në listë bië në sy fakti që Gentian Selmanit te Shqipëria U21 i është bashkuar edhe vëllai i tij, Adolf Selmani. Qendërmbrojtësi është titullar te Laçi. Të shumtë lojtarët nga Superiorja, teksa nuk mungojnë treshja e Tiranës: Muçi, Çelhaka dhe Ismajlgeci. I pari risi te Shpresat.

Gjithashtu Bushi ka ftuar Mersinajn, Kallakun dhe Tucin nga Lokomotiva, si dhe nuk mungojnë nga Laçi Xhixha e Shehu. Me tre lojtarë përfaqësohet edhe Apolonia, që ka në listë Harizajn, Sotën dhe Mihanën. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!