“Lista e mbyllur, hapi orekset dhe nuk ka garë”/ Përnaska: Ka deputete që bëjnë sfilatë një muaj kur është fushata

schedule21:26 - 19 Mars, 2025

schedule 21:26 - 19 Mars, 2025

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska thotë se listat e mbyllura të kandidatëve për deputetë, zhdukën garën dhe konkurrencën.

Në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, Përnaska u shpreh se ka deputete që kanë marrë mandate, duke bërë sfilatë një muaj kur është fushata elektorale.

“Lista e mbyllur hapi orekset, hapi orekset në mënyrë të palimitueshme, të shumë kujt për t’u bërë pak deputet. U zhduk gara, u zhduk çdo lloj konkurence me aftësi, kontribut, cv dhe thjesht lista e mbyllur, do të thotë, mjafton të ketë xhan kryetari i partisë dhe ti bëhesh deputete. Listat e hapura janë fasada, ose janë mashtrime. Këta që kanë hyrë në politikë me lista të mbyllura, nuk i kanë thënë mirëmëngjes punës, nuk dinë as vetë çfarë janë, nuk kanë një zanat, nuk kanë një fushë, nuk kanë as diploma një pjesë e mirë. Lista e mbyllur, që ka nga viti 2009 që aplikohet, çfarë na provoi tjetër? Na provoi deputetë, po sidomos deputete pashallesha, që kanë 3,4, por edhe 5 mandate qyl në xhep, pa bërë asnjë garë, pa marrë kurrë asnjë kokërr vote. Bëjnë sfilatë një muaj kur është fushata. E ke mandatin në xhep, nuk ke lidhje as me fushatë, as me garë”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!