Lista e EURO 2024/ Ledio Pano: Disa futbollistë në kampionatin shqiptar duhet të thirreshin nga Sylvinho

schedule23:32 - 28 Qershor, 2024

schedule 23:32 - 28 Qershor, 2024

Ish futbollisti Ledio Pano thotë se trajneri Sylvinho duhet të merrte disa nga futbollistët në kampionatin shqiptar duhet të thirreshin nga Sylvinho për në kampionatin evropian, EURO 2024.

Në emisionin “Euro Kuqqzi” në ABC News, Pano u shpreh se disa prej lojtarëve që kanë luajtur në Shqipëri, u thirrën në kombëtare pasi filluan të luajnë në ekipe jashtë vendit.

“Në 26 veta, një ose dy mund të ishin nga kampionati. Asani këtu ishte, Seferi këtu ishte. Diçka është. Duhet të shkojnë jashtë që të thirren në kombëtare. Strakosha ishte te Lacio, shkoi në Angli, u dëmtua, Ai është në treg, ashtu sikurse Berisha. Ka dhënë kontributin e tij. Aksionet i ke përsëri në vorbullën e thashethemeve në Itali. Ai e tregoi, pas dëmtimit. Asllanin e kishe me shumë pak minuta, Bajramin, Asllanin. Janë disa nga lojtarët më cilësore që ke. Edhe Mitaj, Hysaj me problematikat e veta”, theksoi ai./abcnews.al