Lista dhe një batutë për De Biasin, Armand Duka në “formë”

schedule20:46 - 10 Janar, 2020

schedule 20:46 - 10 Janar, 2020

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, pas ndeshjeve të Solidaritetit mes veteranëve të Shqipërisë, Greqisë, Italisë dhe Turqisë, foli për Supersport për aktivitetin e zhvilluar dhe për listën e atyre që ishin ftuar.

“Aktiviteti ishte i bukur, për qëllimin mënyrën se si u organizuar, për vetë faktin që ishte për një çështje të rëndësishme, për tu solidarizuar me ata që vuajtën nga 26 nëntori. I falënderoj ata që morën pjesë, nga Turqia, Italia dhe Greqia, si dhe ekipin kombëtar.

Falënderoj organizatorët, Sindikatën e Futbollistëve dhe ata që erdhën në shkallë. Uroj të kemi aktivitete të tilla për argëtim, jo për fatkeqësi. De Biasin fiton gjithnjë? De Biasin e bëri Shqipëria të fitojë. E sollëm ne tek Italia dhe fitoi”.

“Lista? Mund të bëj vërejtje edhe unë. Mund të ishte më normale të ishin ftuar të gjithë ata që kanë luajtur me kombëtaren dhe t’u thuhej që kush ka fuqi të veshë tutat dhe të luajë. Nuk besoj se do të ishin më shumë se 30 vetë dhe do kishte qenë më bukur”, tha Duka.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!