Pas asaj fitore plot vuajtje ndaj “tulipanëve”, disa fjalë për mediat i ka thënë dhe mbrojtësi argjentinas Lisandro Martinez.
Në fjalën e tij, Martinez tha se nuk meritonin të “vuanin” aq shumë, pasi në fushën e lojës ata e treguan se ishin më të mirë se Hollanda.
“Ishte një mbrëmje e pabesueshme, unë u çlirova në momentin kur Lautaro Martinez shënoi penalltinë vendimtare. Ne nuk e meritonim të vuanim aq shumë, në fushë e treguam se ishim shumë më të mirë se kundërshtari. Dua t’iu dhuroj nga një përqafim shokëve të skuadrës, stafit dhe trajnerit”,- u shpreh Martinez, që nuk mundi t’i përmbante lotët pas arritjes në gjysmë-finale. /i.m /abcnews.al