Liroi nga qelia “Gjeneralin”, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Korçës

schedule14:24 - 3 Gusht, 2020

schedule 14:24 - 3 Gusht, 2020

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Korçës Markeljan Kuqo, pasi ky i fundit mori vendimin për lirimin nga qelia të Gert Gjinararit të dënuar me burgim të përjetshëm.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka rekomanduar pranë KLP ndëshkimin e me masë disiplinore dhe prokuroren e Tiranës, Elina Kombi.

Gert Gjinarari i njohur ndryshe si “Gjenerali” i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të fortit të Tiranës Naim Zyberi në Itali në vitin 199 u lirua nga qelia në 14 shkurt 2019.

“Bazuar në nenin 124 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe nenet 194/3 dhe 214 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka miratuar 6 vendime për fillimin e hetimit disiplinor, konkretisht:

Vendimi nr. 313/7 prot., datë 02.04.2020 “Për fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit M.K”Ø Vendimi nr. 251/11 prot., datë 22.05.2020 “Për fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurores E.K”, thuhet ne raportin e ILD. /abcnews.al