Lirohet Robert Budina: Ne do të shkojmë në Bruksel, Soreca na detyrohet një shpjegim

schedule14:25 - 17 Maj, 2020

schedule 14:25 - 17 Maj, 2020

Regjisori Robert Budina është liruar pasi u mbajt në një nga komisariatet e Tiranës prej orëve të para të mëngjesit, për shkak të kundërshtimit të shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Në godinën e Drejtorisë së Policisë, më morën me dhunë telefonin, doja të flisja me njerëzit familjarë. Kishin frikë sepse po kërkoja të lidhesha me ndërkombëtarët. Kisha kontakte me ambasadorin Soreca i cili më kishte thënë: “Më lajmëro në çdo orë të natës”.

I bëra mesazh dhe nuk mu përgjigj. Këta i kishin ndërprerë kontaktet, natyrisht mendoj që ambasadori Soreca na detyrohet një shpjegim, përse nuk ishte në momentet kur ndodhi katrahura ndërkohë që e kisha paralajmëruar. Nuk di çfarë të them ata kanë mbajtur një qëndrim, ne do të shkojmë në Bruksel.

Shumë policë mund të jenë paguar nga oligarkët, se nuk shpjegohet ndryshe dëshira e tyre për të shembur dhe shkallmuar Teatrin. Rama e ndërtoi farrën e të keqes dhe na i solli mu para turinjve. Tani gëzojuni dhe kënaquni me të”,  tha Budina.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!