Lirohet nga detyra drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, kush e zëvendëson

schedule16:49 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 16:49 - 17 Dhjetor, 2021

Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Edison Konomi është liruar sot nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë drejtuar nga Kryeministri, Edi Rama. Në vend të Konomit, në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit emërohet Arta Dollani.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave. V E N D O S I: 1. Z. Edison Konomi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. 2. Znj. Arta Dollani emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit”, thuhet në vendim.

Gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama, ish-deputeti socialist Konomi ka drejtuar doganën e Durrësit. Emërimi në atë kohë u bë në tetor 2013 nga drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali. Po ashtu Konomi ka drejtuar edhe Partinë Socialiste në qytetin bregdetar të Durrësit. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!