Lirohet nga burgu Greenwood, caktohet gjyqi përfundimtar i tij

schedule15:08 - 21 Nëntor, 2022

schedule 15:08 - 21 Nëntor, 2022

Mason Greenwood, i akuzuar për tentativë përdhunimi dhe dhunë, u paraqit para gjykatës këtë mëngjes për një seancë paraprake.

Sulmuesi 21-vjeçar i Anglisë po fliste vetëm për të konfirmuar emrin, adresën dhe datën e lindjes. Seanca, raportohet nga BBC, zgjati vetëm rreth dhjetë minuta.

Futbollisti u lirua me kusht nga e njëjta gjykatë në tetor me kusht që të mos kontakte me dëshmitarët.

Seanca e radhës do të mbahet më 10 shkurt 2023, ndërsa seanca e gjykimit është caktuar më 27 nëntor të 2023./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!