Aktivistja e njohur saudite për të drejtat e grave Loujain al-Hathloul është liruar nga burgu. Mediat e huaja raportojnë se lajmi është konfirmuar nga familja e saj.
Hathloul, 31 vjeç, u bë e njohur gjatë fushatës së saj për të lejuar gratë që të drejtojnë makinën, përcjell abcnews.al.
31-vjeçarja u arrestua në vitin 2018. Dhjetorin e kaluar, një gjykatë e shpalli atë fajtore për kërkimin e ndryshimit të sistemit politik dhe dëmtimin e sigurisë kombëtare.
Ajo u dënua me gati gjashtë vjet në një burg të sigurisë së lartë, por dy vjet e 10 muaj u pezulluan.
Familja e saj ka paralajmëruar se ajo do të përballet me kufizime të shumta pas lirimit të saj me kusht, duke përfshirë ndalimin e udhëtimit për pesë vite.