Lirohet avokati Alban Bengasi, urdhëroi dhunimin e ish-bashkëshortes

schedule15:05 - 27 Korrik, 2024

schedule 15:05 - 27 Korrik, 2024

Gjykata Apelit të Posaçëm liroi nga qelia avokatin Alban Bengasi pasi përfundoi dënimin për dhunë në familje.

Trupa gjykuese e përbërë nga Dhimitër Lara, Florjan Kalaja dhe Engert Pëllumbi konstatoi shuarjen e masës së sigurisë arrest me burg, pasi avokati Bengasi ka përfunduar dënimin me 1 vit e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar, për dhunë në familje.

Bengasi u gjet fajtor nga shkalla e parë si porositës i dhunimit të ish-bashkëshortes së tij, ngjarje kjo e zbardhur nga dëshmia e bashkëpunëtorët të drejtësisë Nuredin Dumani.

Pas kësaj Bengasi u shpall në kërkim, por u arrestua në kohën që po kthehej nga Dubai në aeroportin e Rinasit.

Në pretencën e saj SPAK kërkonte që avokati të dënohej me 4 vite e 4 muaj burg, edhe për akuzën e kryerjes së veprës në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit kriminal që u rrëzua nga GJKKO.

Për këtë SPAK ka ushtruar ankim në apel, proces që pritet të zhvillohet në muajin shtator.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!