30 ushtarët që mbronin ishullin Zmiinyi (të Gjarpërinjve) të cilët zgjodhën të vdisnin përpara se të dorëzoheshin ndaj rusëve, janë liruar, sipas The Guardian.
Një muaj pasi trupat ruse pushtuan, Parlamenti ukrainas konfirmoi gjithashtu lirimin e 11 ushtarëve të tjerë si pjesë e shkëmbimit të 11 marinarëve rusë të kapur nga një anije e fundosur.
Marina e Ukrainës konfirmoi se ushtarët në ishull zmbrapsën dy sulme nga forcat ruse më 24 shkurt, por u detyruan të dorëzoheshin ‘për shkak të mungesës së municioneve’.
/abcnews.al