Lirohen edhe dy pengje pas zgjatjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

schedule18:27 - 30 Nëntor, 2023

schedule 18:27 - 30 Nëntor, 2023

Ushtria e Izraelit tha të enjten se dy pengje të tjera izraelite u liruan nga Rripi i Gazës, disa orë pasi Izraeli dhe Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – u pajtuan për zgjatjen e armëpushimit për edhe një ditë.

Në një komunikatë, ushtria tha se dy gratë janë kthyer në Izrael të enjten pasdite, shkruan REL.

Ato janë në mesin e një grupi më të madh të izraelitëve që pritet të lirohen sot më vonë, në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të zgjatur sot mes Izraelit dhe Hamasit.

Izraeli do t’i lirojë 30 të burgosur palestinezë sot më vonë, në këmbim.

Kur u arrit marrëveshja e armëpushimit të përkohshëm më 24 nëntor, Izraeli tha se u pajtua për ta zgjatur atë për një ditë shtesë për çdo 10 pengje të liruara nga grupi radikal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!