Lirohen 6 shqiptarët e dënuar përjetshë për rastin “Monstra”

schedule13:24 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 13:24 - 2 Dhjetor, 2017

Gjykata e lartë në Shkup vendosi të kthejë për rigjykim rastin Monstra, duke lënë të lirë gjashtë shqiptarët e arrestuar pesë vjet më parë të akuzuar si vrasësit e pesë shtetasve maqedonas. Të akuzuarit nuk kanë pranuar asnjëherë përfshirjen në vrasjen e pesëfishtë që tronditi opinionin public.

I pari është liruar Sami Luta i cili mbahej si i burgosur në Shuto Orizare I cili u prit me duartrokitje nga familjarët e tij, ndërkohë që nga burgu i Idrizovës janë liruar edhe Agim Ismailovic dhe Haki Aziri. Shqiptari I tretë që u la I lirë ndodhej në burgun e Shtipit. NDërsa dy të akuzuarit e tjerë Haki Haziri dhe Agim Ismailloviçi, ndodheshin në burgun e Idrizovës, dhe mundën të takonin familjarët e tyre në orët e para të së shtunës.

Në 1 maj të vitit 2012, Policia e Maqedonisë ndërmori aksionin e koduar “Monstra”, në të cilin u bastisën dhjetëra shtëpi shqiptarësh dhe u arrestuan njëzet persona, mes të cilëve dhe një grua 65 vjeçare, të akuzuar si autorë për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të të njëjtit vit në afërsi të Liqenit të Smillkovës.

Katër të rinj maqedonas u gjetën të vrarë në afërsi të liqenit, ata ishin Aleksandër Nakevski 18 vjec, Svetanso Acevski, 19 vjec, Filip Slavkovski 20 vjec, Kire Trickovski 21 vjec nga fshati RAdishan. Ndërsa viktima e pestë ishte Borce Stefanovski 45 vjec nga fshati Creshevë

Menjëherë pas aksionit policor, ish ministrja maqdonase e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovsa i shpalli ata fajtorë dhe i identifikoi si “terroristë islamikë”.

Në një deklaratë për shtyp ajo konfirmoi se ishin gjetur autorët e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës; sipas saj ata ishin një grup personash nga Shkupi, mbështetës të radikalizmit islamik> Akuza ndaj tyre ishte ajo për terrorizëm.

Një ditë më vonë pjesa më e madhe e të arrestuarve u liruan nga burgu për mungesë provash, ndërsa tetë muaj më vonë nisi procesi gjyqësor që zgjati plot dy vjet. Prokuroja Gordana Geshovska, pas procesit gjyqësor kërkoi dënim maksimal për gjashtë të akuzuarit në këtë rast. Kërkesa e saj u pranua dhe Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, më 30 qershor të vitit 2014 u dënuan me burg të përjetshëm me akuzën se kishin kryer vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill të vitit 2012, afër liqenit të Smilkovcit.

Pas këtij vendimi shqiptarët organizuan shumë protesta, ku si pasojë e pjesëmarrjen në to u dënuan me dy vjet e gjashtë muaj burg edhe gjashtë protestues.

Ky rast u riaktualizua nga kryeministri aktual, Zoran Zaev i cili gjatë publikimit të skandali së përgjimeve deklaroi se kishte regjistrime të bisedave që do të ndihmonin në zbardhjen e rastit Monstra duke deklaruar se në burg po mbahshin persona të pafajshëm. Por ato biseda nuk u publikuan asnjëherë.

Prokurorja Liljana Spasovska ishte e para që kërkoi rishqyrtimin e rastit duke kritikuar vendimin e shkallës së parë dhe të dytë pasi sipas saj kishte shumë hapësira për korrigjimin e vendimeve./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!