“U pendua, sillet mirë dhe kreu shumicën e dënimit”: Zbardhet vendimi i lirimit të Endrit Dokles

schedule18:11 - 26 Janar, 2020

schedule 18:11 - 26 Janar, 2020

Zbardhet vendimi i gjykatës që coi në lirimin e Endrit Dokles, ish-anëtari i bandës së Durrësit.

Sipas vendimit të gjykatës Endrit Dokle ka kryer pjesën më të madhe të dënimit me burg.

Sipas Gjykatës ligji i kohës kur është kryer vepra penale nga Dokle dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm.

Për këtë shkak, sipas gjykatës, do të zbatohen dispozitat të cilat janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale.

Kjo garanci sipas Gjykatës, parashikohet edhe në Kushtetutën e Shqipërisë ku në nenin 29 të saj thuhet se:

       “  1.Askush nuk mund te akuzohet ose te deklarohet fajtor per nje veper penale , e cila nuk mund te konsiderohej e tille me ligj ne kohen e kryerjes se saj me perjashtim te veprave , te cilat ne kohen e kryerjes se tyre perbenin krime lufte ose krime kunder njerezimit sipas te drejtes nderkombetare .

       2.Nuk mund te jepet nje denim me i rende se ai qe ka qene parashikuar me ligj ne kohen e kryerjes se vepres penale .

      3.Ligji penal favorizues ka fuqi prapaveruese „”.

Po ashtu gjyqtarja Enkeleda Hoxha, në arsyetimin e saj për lirimin e Endrit Dokles thotë se sipas nenit 65 të Kodit Penal i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur:

“Ka vuajtur jo më pak se njëzet e pesë vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij”.

Persa me lart ne mbeshtetje te ketyre fakteve  ne rastin  konkret dispozita qe  do te zbatohet  lidhur me kerkesen e kerkuesit  {xxx} eshte neni 65 i Kodit Penal sipas ligjit nr. 7895 date 27.01.1995  dispozite sipas  te ciles kerkuesi   {xxx} nuk ka asnje pengese   per te kerkuar lirimin para kohe me kusht kjo pasi ligji ne fuqi ne kohen e kryerjes se vepres penale  ia njeh kete te drejte”.

Duke qenë se Dokle ka kryer 25 vite burgim, sipas ligjit favorizues, dhe ka mbajtur sjellje të mirë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, sipas Gjyqtares Hoxha, ligji në fuqi ja njeh të drejtën Dokles për të kërkuar lirimin përpara kohe.

Në vendimin e saj Gjyqtarja Hoxha, ka theksuar se është arritur qëllimi i riintegrimit të Dokles në shoqëri, i cili është shfaqur i penduar për vrasjet që ka kryer.

Po ashtu gjyqtarja Hoxha, ka renditur si faktor për lirimin me kusht, të ish-anëtarit të bandës së Durrësit, gjendjen shëndetësore të Dokles dhe lejimin e tij për të jetuar pranë babait të tij të sëmurë pasi nëna ka ndërruar jetë disa kohë më parë.

 

Vendimi i plotë i gjyqtares Enkeleda Hoxha për lirimin e Endrit Dokles:

Gjykata Vëren:

         Se kerkuesi {xxx}  me kerkese drejtuar Gjykates ka kerkuar “Lirim para kohe me kusht  ” bazuar ne  nenin 65 te Kodit Penal  .

        Gjate shqyrtimit  gjyqesore  ka rezultuar se:

Me vendimin nr. 00-2014-1935 175 date 16.07.2014 kerkuesi {xxx} eshte denuar perfundimisht me burgim te perjetshem ndersa po Gjykata e Larte e ka deklaruar te pafajshem kerkuesin per vepren penale te Organizates Kriminale dhe te Veprave te kryera nga organizata kriminale „.

Me vendimin nr. 29 date 15.04.2013 Gjykata Apelit per Krime te Renda ka vendosur perfundimisht denimin me 16 vjet burgim per kerkuesin {xxx} dhe ne bashkim te dy denimeve {xxx} eshte denuar me burgim te perjetshem .

 Kerkesa e paraqitur nga ana e kerkuesit {xxx} per lirimin para kohe me kusht mbeshtetet ne nenin 65 te Kodit Penale ku pikerisht  ne kete dispozite parashikohen rastet e lirimit me kusht kur i denuari ka nje denim me burgim te perjetshem .

  Referuar nenit 65  kjo dispozite ligjore ka pesuar ndryshime nder vite keshtu sipas ligjit nr.7895 date 27.01.1995 ne nenin 65 te Kodit Penal parashikohej :

        Nuk lejohet lirimi para kohe me kusht per te denuarin me burgim te perjetshem .

       Vetem ne raste te jashtezakonshme i denuari me burgim te perjetshem mund te lirohet para kohe me kusht kur :

        Ka vuajtur jo me pak se njezet e pese vjet burgim dhe , gjate vuajtjes  se denimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe cmohet se i eshte arritur qellimit te denimit per edukimin e tij .

 Sipas ligji nr. 10023 date 27.11.2008 ne nenin 65 te Kodit Penale u be ndryshimi me heqjen e togfjaleshit “ para kohe „ me formulimin si me poshte :

     Nuk lejohet lirimi me kusht per te denuarin me burgim te perjetshem    

     Vetem ne  raste te jashtezakonshme i denuari me burgim te perjetshem mund te lirohet me kusht kur :

     Ka vuajtur jo me pak se njezet e pese vjet burgim dhe gjate vuajtjes se denimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe cmohet se i eshte arritur qellimit te denimit me edukimin e tij .

 Dispozita  ligjore neni 65 i Kodit Penal vijoi te ndryshoje me ligjin nr. 36/2017 date 30.03.2017 ne kete menyre :

  1. Nuk lejohet lirimi me kusht per te denuarin me burgim te perjetshem .
  2. Vetem ne raste te jashtzakonshme i denuari me burgim te perjetshem mund te lirohet me kusht kur :

Ka vuajtur jo me pak se tridhjete e pese vjet burgim dhe gjate vuajtjes se denimit ka mbajtur sjelllje shembullore dhe cmohet se i eshte arritur qellimit te denimit per edukimin e tij .

   3.Nga ky rregull perjashtohen te denuarit per veprat penale te parashikuara ne  nenet 78/a, 79/a, 79/b , 79/c dhe paragrafi i trete i nenit 100 „ .

 Ndryshime keto qe me botimin e tyre ne fletoren zyrtare ka hyre ne fuqi ne  date 21.05.2017.

 Persa me lart duke iu referuar  dispozites ligjore konkrete nenit 65 te Kodit Penal nga ana e mbrojtjes u parashtrua se ne rastin konkret duhet te zbatohet dispozita ligjore qe ka qene ne fuqi ne kohen e kryerjes se veprave penale pra  do te zbatohet neni 65 i Kodit Penale  miratuar me ligjin nr. 7895 date 27.01.1995 duke respektuar parimin e sigurise juridike dhe pritshmerive te ligjshme .

    Gjykata Kushtetuese ne vendimin e saj nr. 36 viti 2017 ka theksuar nder te tjera se :

  Persa pretendohet nga kerkuesi per cenim te parimit te sigurise juridike,gjykata Kushtetuese e gjen me vend ti referohet jurisprudences se vet , ne te cilen ajo ka argumentuar se deri ne cfare mase siguria juridike , tedrejtat e fituara , pritshmeria legjitime dhe besimi i qytetareve tek shteti , qe bazohen tek parimi i shtetit te se drejtes , do te perbejne mbeshtetje te fuqishme ne funksion te ngritjes dhe te argumentimit te kerkeses per antikushtetueshmerine e nje norme juridike .

Siguria juridike parakupton vec te tjerash besueshmerine e qytetareve tek shteti dhe pandryshueshmerine e ligjit per mardheniet e rregulluara Besueshmeria  ka te beje me faktin se qytetari nuk duhet te shqetesohet vazhdimisht per ndryshueshmerine dhe pasojat negative te akteve normative qe cenojne dhe perkeqesojne nje gjendje te vendosur me akte te meparshme .Parimi kushtetues i shtetit te se drejtes do te konsiderohet i dhunuar nese mohohen ose shkelen siguria juridike , stabiliteti ligjore dh mbrojtja e pritshmerive te ligjshme .

Ligjvenesi nuk mund te perkeqesoje ne menyre te paarsyeshme gjendjen ligjore te personave te mohoje te drejtat e fituara  ose te shperfill interesat e legjitime te tyre .

Per te kuptuar dhe zbatuar  drejt kete parim kerkohet , nga njera ane qe ligji ne nje shoqeri te ofroje siguri , qartesi dhe vazhdimesi ,ne menyre korrekte e ne perputhje me te dhe , nga ana tjeter , vete ligji  te mos qendroje statik nese duhet ti jape forme nje koncepti , sic eshte ai i drejtesise ne nje shoqeri qe ndryshon me shpejtesi .

Ne lidhje me ligjin penal te kohes dhe veprimin e tij  sipas legjislacionit penale ne nenin 3 te Kodit Penal eshte parashikuar shprehimisht se :   “Askush nuk mund te denohet per nje veper qe, sipas ligjit te kohes kur eshte kryer , nuk perbente veper penale .

 Ligji i ri qe nuk denon vepren penale ka fuqi prapavepruese.Ne rast se personi  eshte denuar ekzekutimi i denimit nuk mund te filloje dhe , ne qofte se ka filluar pushon .

 Kur ligji i kohes kur eshte kryer vepra penale dhe ligji i mevonshem jane te ndryshem , zbatohet ai ligj dispozitat e te cilit jane me te favorshme per personin qe ka kryer vepren penale .

 Gjithashtu dhe ne Kushtetuten e Shqiperise ne nenin 29 te saj parashikohet se 

 1.Askush nuk mund te akuzohet ose te deklarohet fajtor per nje veper penale , e cila nuk mund te konsiderohej e tille me ligj ne kohen e kryerjes se saj me perjashtim te veprave , te cilat ne kohen e kryerjes se tyre perbenin krime lufte ose krime kunder njerezimit sipas te drejtes nderkombetare .

2.Nuk mund te jepet nje denim me i rende se ai qe ka qene parashikuar me ligj ne kohen e kryerjes se vepres penale .

3.Ligji penal favorizues ka fuqi prapaveruese „

 Pikerisht ky parim i fuqise prapavepruese te ligjit penal favorizues ka gjetur trajtim dhe ne jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese e cila ne vendimin e saj nr. 35 date 20.12.2005 , vendimin nr, 4 date 28.02.2006 dhe ne vendimin nr. {xxx} ku ka theksuar se :

 Parimi kushtetues i fuqise prapavepruese te ligjit penal favorizues duhet respektuar menjehere nga te gjitha gjykata e juridiksionit te zakonshem , mjafton qe fati i ceshtjes te mos jete vendosur ende perfundimisht duke iu referuar edhe nenit 29 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise  ne te cilin thuhet se “Ligji penal favorizues ka fuqi prapavepruese „.  

 Referuar ketij fakti dhe ne rastin konkret pala kerkuese dhe   mbrojtesi  i tij  kane parashtruar  se  do te kete te njejtin interpretim   dhe  persa i takon zbatimit te dispozitave  te tjera te Kodit Penale  qe nuk  lidhen me veprat penale  por me institute te tjera   siç eshte dhe ai i Lirimit me kusht sipas nenit 65 te Kodit Penal pra do te gjej  aplikim  parimi kushtetues i trajtuar ne nenin 29 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise , sipas te cilit  “  Ligji penal favorizues ka fuqi prapavepruese „ .

 Persa me lart ne mbeshtetje te ketyre fakteve  ne rastin  konkret dispozita qe  do te zbatohet  lidhur me kerkesen e kerkuesit  {xxx} eshte neni 65 i Kodit Penal sipas ligjit nr. 7895 date 27.01.1995  dispozite sipas  te ciles kerkuesi   {xxx} nuk ka asnje pengese   per te kerkuar lirimin para kohe me kusht kjo pasi ligji ne fuqi ne kohen e kryerjes se vepres penale  ia njeh kete te drejte  .

 Pala mbrojtese ka relatuar se persa i takon bazueshmerise  ligjore te kerkeses per lirimin para kohe me kusht  i referohet jo vetem dispozites ligjore nenit 65 te Kodit Penal ( miratuar me   ligjin  nr.7895 date 27.01.1995 ) por dhe referuar parimeve te pergjithshme dhe themelore te percaktuara  ne Kushtetuten e  Republikes e   Shqiperise  nenet 17 dhe 25 i saj dhe KEDNJ-se  neni 3 i  tij  parime mbi te cilat mbeshtetet Legjislacioni Penal .

 Nese do ti referohemi dispozites ligjore nenit 65 te Kodit Penale por dhe vendimit unifikues nr. 2 te Gjykates se Larte ky i fundit ben interpretimin e termit “ arsyet  e vecanta „ ku nder te tjera ne kete   vendim Gjykata e Larte ka theksuar  si me poshte se :     

 Ligjvenesi duke perdorur shprehjen arsye te vecanta  ka bere nje vleresim te pergjithshem , pa i nominuar ato duke e lene ne vleresim te gjykates sipasn rrethanave konkrete qe i paraqiten . Megjithate keto “arsye te vecanta ”  nuk jane te pavarura dhe duhet te jene te lidhura ngushte me qellimin e insitutit te lirimit para kohe me kusht i cili ka te beje me riedukimin dhe riintegrimin ne shoqeri te te  denuarit .

   Arsyet e  vecanta  nuk jane gje tjeter vecse rrethana  konkrete , te cilat  provojne se me denimin e  vuajtur  eshte arritur qellimi per edukimin dhe i denuari eshte i  gatshem te riintegrohet ne shoqeri . Ky interpretim i paragrafit te pare te nenit 64 te  Kodit  Penale te con ne konkluzionin  logjik se kemi te bejme me nje kusht te vetem dhe arsyet e vecanta nuk

jane gje tjeter vecse fakte te  cilat provojne  se me pjesen e denimit te vuajtur eshtre arritur   qellimit i denimit penale  ne rastin  konkret per edukimin e te denuarit dhe ai eshte i gatshem te riintegrohet ne shoqeri  ”.

 E persa me lart per tju rikthyer rastit konkret  nga pala kerkuese eshte relatuar se  ne  lidhje  me kerkesen e  marre per shqyrtim   ekzistojne “ rastet e jashtezakonshme ” qe lidhen pikerisht me gjendjen shendetesore , familjare , shoqerore te te denuarit {xxx} te nderthurura me shkallen e tij  te rehabilitimit dhe te mundesise se integrimit ne shoqeri  .

 Gjithashtu  sipas pales kerkuese ekzistojne kushte specifike te cilat absolutisht determinojne nderprerjen e vijemesise se metejshme te qendrimit ne burg dhe qe mund te konsiderohen raste te jashtezakonshme .

 Konkretisht  jane paraqitur  nga pala kerkuese aktet si me poshte:

 -Kartele klinike nr. 1285 e te denuarit {xxx} qe i perket sherbimit paresore ne burgje ku sipas konkluzionit te arritur ne kete kartele dhe te konfirmuar nga mjeku psikiater kerkuesi {xxx} vuan nga  “ Crregullim depresiv madhor  me tipare psikotike ” e cila pershkruan ne menyre periodike problemet e shfaqura si gjendje  depresive , halucinacione , pagjumesi , simptoma te cilat kane nje historik te caktur pra eshte nje gjendje e cila eshte e tille prej kohesh .

 -Dokumente mjekesore Konsulta te kryera prane Spitalit Continental nga mjekja kardiologe {xxx} ku pasqyrohet trajtimi i shtetasit {xxx} , babait te kerkuesit  {xxx}  i cili eshte diagnostikuar me diagnozen “Infarkt i miokardit inferior i kaluar Kardiopati ishemike ”.

 Pikerisht referuar kontrolleve te kryera nga kjo mjeke ne datat  24.05.2019 ,17.09.2019 dhe 28.10.2019 ka rezultuar se konstatohet te pacienti {xxx} {xxx} keto probleme :   

 “ Hypotension ortostatik , Kardiopati e dilatuar probabel ishemike , IM inferior i kaluar ”

 -Certifikate perberjeje familjare leshuar nga Zyra Gjendjes   Civile Njesia Administrative {xxx} date 08.10.2019 ,ku rezulton se  perberja familjare e  kerkuesit  {xxx} eshte e perbere nga dy anetare babai i tij si kryefamiljare dhe kerkuesi {xxx} ,  nderkohe qe nena e tij  {xxx} ka nderruar jete  pak kohe me pare .

 Gjithashtu pala kerkuese {xxx} dhe mbrojtesi i tij paraqiten dhe nje premtim per lidhje kontrate pune date 25.10.2019 leshuar nga Subjekti {xxx} shpk ne te cilen   shoqeria deklaron qe ne rast lirimi te kerkuesit {xxx} ai do ta  punesoje shtetasin {xxx} si  punetor  ndertimi .

Gjate ketij gjykimi gjykata ne shqyrtimin  e kesaj kerkese penale mori dhe shqyrtoi aktet shkresore te sjella zyrtarisht nga Institucioni i Ekzekutimit te Vendimeve Penale Fush Kruje perfshire dhe Raporti ekstra prot date 18.11.2019 i leshuar nga  Drejtori i I.E.V.Fush Kruje , ku sipas dinamikes se vuajtjes se denimit per te denuarin {xxx} e perpiluar ne date 05.11.2019  ka rezultuar se  kerkuesi ka kryer gjithsej  25 vjet 6 muaj e 10 dite burgim .

Sipas raportit mbi te denuarin {xxx} me nr. ekstra prot date 18.11.2019 ne referim te nenit 31/ 6 te Ligjit nr. 8331 date 21.04.1998 Per ekzekutimin e vendimeve penale ndryshuar me ligjin nr. 10024 date 27.11.2008 eshte paraqitur Raporti i Drejtorit me Shkrim qe i  perket te denuarit {xxx}  ku rezulton si me poshte se  :

         I denuari persa i perket qendrimit ndaj vepres  penale  dhe viktimes , i denuari  eshte i  penduar 

          I denuari nuk ka konsumuar me pare veper tjeter   penale ,       Gjendja fizike  dhe psikologjike e te denuarit  eshte jo e mire

          Sjellja e tij ne institucionin tone e bazuar nga kontaktet dhe dosja e tij  personale eshte shume e mire .

 Nga dokumentacioni i sjelle me shkresen percjellese nr. 4264 prot date 08.11.2019 jane percjelle vleresimet e sjelljeve te  cilat i perkasin  kerkuesit   {xxx}  dhe qe jane si me poshte   :

         – Vleresim Sjellje për periudhën 6-mujore leshuar nga I.E.V.P Fush Kruje  Nr.940 prot date 28.01.2014

         – Vleresim Sjellje për periudhën 6-mujore leshuar nga I.E.V.P Fush Kruje  Nr.393 prot date 02.03.2015 

         – Vleresim Sjellje për periudhën 6-mujore leshuar nga I.E.V.P Fush Kruje  Nr.796 prot date 28.08.2015 

         – Vleresim Sjellje për periudhën 6-mujore leshuar nga I.E.V.P Fush Kruje  Nr.143 prot date 29.02.2016 

         – Vleresim Sjellje për periudhën 6-mujore leshuar nga I.E.V.P Fush Kruje  Nr.429 prot date 29.02.2016 

         – Vleresim Sjellje për periudhën 6-mujore leshuar nga I.E.V.P Fush Kruje  Nr.789 prot date 01.03.2017 

         – Vleresim Sjellje për periudhën 6-mujore leshuar nga I.E.V.P Fush Kruje  Nr.1199 prot date 29.08.2017 

         – Vleresim Sjellje për periudhën 6-mujore leshuar nga I.E.V.P Fush Kruje  Nr.302 prot date 25.04.2018 

         – Vleresim Sjellje për periudhën 6-mujore leshuar nga I.E.V.P Fush Kruje  Nr.554 prot date 28.08.2018

        – Vleresim Sjellje për periudhën 6-mujore leshuar nga I.E.V.P Fush Kruje  Nr.228  prot date 28.02.2018  

        – Vleresim Sjellje për periudhën 6-mujore leshuar nga I.E.V.P Fush Kruje  Nr.868  prot date 28.08.2019  

     – Vleresim sjellje per periudhen dy vjecare leshuar nga I.E.P.V Fush Kruje me nr. 1194  prot date 01.11.2019.

 Ne mbeshtjetje te te gjitha vleresimeve te perpiluara per kerkuesin {xxx} komisioni i vleresimit ka relatuar se kerkuesi ka sjellje korrekte dhe shume te mire si me bashkevuajtesit dhe me personelin e institucionit ku ai ka vuajtur denimin , nuk eshte konstatuar  asnjehere pjesmarrje e tij ne akte apo veprimtari te cilat cenojne sigurine ne institucion lirite , nuk ka patur tentative te largimit nga vendi i qendrimit apo dhe nga institucioni ku ka qendruar sefundmi pra  prane IEVP Fush Kruje ku qe prej dates 29.08.2014 eshte pranuar prane ketij institucioni. 

Gjithashtu kerkuesi {xxx} nuk ka kryer dhe nuk eshte perfshire ne aktivitete qe bien ne kundershtim me Rregulloren e Pergjithshme te Burgjeve si dhe me rregulloren e brendshme te Institucionit Eshte i perfshire ne organiken e punes ne institucion ,  pune te cilen e ka kryer me korrektesi dhe ka mafrre pjese ne veprimtarite me sportive dhe kulturore dhe eshte aktiv dhe bashkepunues ne programet terapeutike si ne seancat individuale dhe ato ne grup .

Vizitat dhe kontaktet me familjen jane te rregullta , mardheniet jane shume te mira dhe te qendrueshme duke gjetur mbeshtetje emocionale dhe materiale tek ata .

Nuk ka perfituar leje shperblyese eshte trajtuar me leje te vecante per arsye  te vdekjes se nenes se tij leje e cila eshte dhene me shoqerim nga forcat e policise .    

 Gjykata ne zbatim te nenit 31/6 te ligjit 10024 date 27.11.2008  per ekzekutimin e vendimeve penale ka thirrur  Sherbimin e Proves Kruje per pergatitjen e Raport Vleresimin per kerkuesin (te denuarin) {xxx}  .

 Referuar raportit te vleresimit  pergatitur nga Zyra Vendore Kruje me nr. 612/2 prot date 02.12.2019 nga analizimi i disa  elementeve si dokumentacioni i ardhur nga IEVP Fush Kruje intervistat e kryera  me kerkuesin te denuarin {xxx} si dhe me familjare te tij babai dhe te aferm te rij si dhe me anetare te komunitetit ku jeton familja e tij  si dhe duke vleresuar kushtet e  banimit , Arsimin trajnimin dhe punesimin e tij , gjendjen  e tij ekonomike , mardheniet e tij me familen , gjendjen shendetesore , sjelljen e te denuarit, reagimin e tanishem per vepren penale ku ai shfaq pendese per gjithshka ka ndodhur duke u shprehur se ato kane qene vitet ne te cilat ka gabuar me shume ne jeten e tij .

 Gjithashtu duke vleresuar elemente te tjere si rrezikshmerine e te denuarit per perseritjen e veprave penale ne te cilen sipas raportit  te vleresimit eshte theksuar si me poshte se :

  Nga vleresimi ne teresi i rrethanave si dhe faktin se kalimi i nje kohe te gjate brenda ambienteve te IEVP –se duket se ka ndryshuar dhe ka permiresuar normat e sjelljes ne shoqeri te te denuarit , dhe se jane kushtet e ndryshimit te personalitetit te individit te denuar dhe ndryshimit te lidhjes midis individi si subjekt pergjegjes dhe individit qe ka kryer pjesen me te madhe te denimit , duke ndikuar ne rrezikshmerine  e  tij, per rrjedhoje interesi per ndershkimin e veprave penale duhet te vendoset ne proporcion te drejte me qellimin riedukues te zbatimit te denimit  alternativ .

 Gjithashtu ne vleresimin e tij Sherbimi i proves ka trajtuar dhe stilin e jeteseses , te menduarit  dhe sjelljen e kerkuesit {xxx} si dhe mardheniet me familjet e viktimave.

 Ne raportin e vleresimit lidhur me kerkesen e kerkuesit  {xxx} per lirimin para kohe me kusht , ne konkluzione dhe  rekomandime  Zyra Vendore Kruje  ka relatuar  si me poshte :

  • Ka kryer pjesen me te madhe te denimit dhe gjate gjithe kesaj periudhe ka deshmuar me qendrimin e tij te mire, se gjate periudhes qe ai ka kaluar ne IEVP eshte arritur qellimit per edukimin dhe riintegrimin e tij ne shoqeri.
  • Si arsye te vecante ka ngritur gjendjen jo te mire te babait te tij, si dhe nevojen per t`iu dhene nje mundesi qe te jetoje prane familjes periudhen e mbetur te jetes te babait te semure. Vlen te theksohet se babai i tij eshte ne nje gjendje te rende shendetesore….Infarkt inferior i kaluar dhe Kardiopati
  • Ishemike. Vete {xxx} per shkak te viteve te shumta ne izolim, stresit te kaluar, te fatkeqesise te vdekjes se nenes dhe pamundesise per ti qendruar prane babait dhe ndjenja e fajit kane ndikuar ne gjendjen e tij shendetesore e vertetuar nga mjeku psikiater dhe kartela klinike ne burg. Prania e {xxx} prane familjes do ta ndihmonte sadopak babane e tij, per te kaluar kete situate te veshtire nga ana shendetesore, por dhe psikologjike.
  • Koha e kaluar i mbyllur dhe larg familjes, e ka bere te reflektoj shume se pasojat e ardhura nga veprat penale ne jeten e tij jane shume te renda dhe kurrsesi nuk e percepton riperjetimin  e nje situate te tille. Ai reflekton bretje te ndergjegjes per te gjitha pasojat e sjella ne familje dhe jashte  saj. I denuari {xxx} ka shfaqur pendim te thelle per vepren penale, per te cilen eshte denuar.
  • Ka marre pjese ne aktivitete rehabilituese dhe eshte pjese e organikes se punes ne IEVP. Merr pjese ne biseda te lira sociale, si dhe ne veprimtari fetare dhe kulturore. Ka qene pjesemarres aktivne aktivitete qe Sherbimi i Proves ka zhvilluar ne bashkepunim me administraten e IEVP, me qellim njohjen e te denuarve qe jane ne prag te Lirimit me Kusht, me Institucionin e Sherbimit te Proves. I gjithe ky aktivitet dhe kjo pjesmarrje ne keto aktivitete rehabilituese jane te bazuara ne vleresimet e sjelljeve te IEVP-se.
  • Nga vertetimi i Gjendjes Gjyqesore nr. 07 date 01.11.2019 rezulton se shtetasi {xxx} eshte i denuar per veprat penale per te cilen vuan denimin.
  • Pozitiv eshte fakti se i denuari ka siguruar nje Deklarate Punesimi nga Administrator z. {xxx} me nr. Nipt {xxx}, per ta punesuar prane biznesit te tij. Sipas deklarates te leshuar prej administratorit,“{xxx}” merr persiper punesimin si punetor te z. {xxx}. Te pasurit e nje pune te perhershme, me kohe te plote eshte nje faktor pozitiv dhe shume domethenes gjate periudhes se rehabilitimit te ketij te denuari, nje marredhenie qe garanton elemente pozitiv te sjelljes sociale te te denuarit, por dhe te asaj familjare, duke qene se me punen e tij {xxx} do te jete dhe nje mbeshtetje ekonomike per familjen e tij. Duke qendruar prane familjes, ai do te kontribuoje ne permiresimin e gjendjes ekonomike, duke permbushur rolin e tij si djali i familjes, elemente keto thelbesor ne procesin e riintegrimit te tij ne shoqeri. I denuari ka mbeshtetjen e te gjithe familjareve dhe miqve te tij, nga ana emocionalo-psikologjike, per te perballuar veshtiresite qe pasojne periudhen e pas lirimit.
  • Rrezikshmeria e te denuarit per perseritjen e vepres penale nuk eshte e larte, vihet re pergjegjshmeri dhe pendese per veprimin ne te cilin eshte perfshire. Ai shprehet se vuajtja e denimit per kete veper, i ka sherbyer me se miri per te qene me i kujdesshem dhe me i pergjegjshem ne zgjedhjen e veprimeve qe kryen ne jete. Kjo eshte arsyeja qe te krijon bindjen se vuajtja e pjeses se mbetur te denimit, ne nje periudhe prove te kushtezuar, pranefamiljes dhe komunitetit qe ka shprehur vullnetin per ta mirpritur, do ndihmonte dhe do te kishte nje ndikim pozitiv ne kete proces rehabilitues dhe risocializues, proces ky qe do te ndiqet dhe mbikqyret, bazuar ne procedurat perkatese ligjore nga ZVSHP perkatese.

     Ne perfundim  te raportit eshte konkluduar sa me poshte :

 Sherbimi i Proves ne cilesine e Institucionit misioni i te cilit ,bazuar ne ligjin procedurial dhe kriteret ligjore eshte ne mbeshtetje te cdo kerkese per aplikim te denimeve alternative dhe mbikqyrja , perkrahja , mbeshtetja asistimi i te denuarve gjate procesit te rehabilitimit dhe risocializimit . Ne funksion te

realizimit te ketij qellimi ,Sherbimi  i Proves nqs gjykata do ta gjykone te arsyeshme pranimin e kerkeses se te denuarit {xxx} , eshte dakort dhe do  ta mbeshtes kete vendim dhe ne permbushje te detyrave funksionale do ta ndihmonte dhe asistonte te denuarin gjate procesit te rehabilitimit dhe risocializimit te tij prane familjes dhe shoqerise .

 Sherbimi i Proves ne cilesine e rekomandimit do ti propozonte Gjykates zbatimin e nenit 60 pika 9 dhe 10 te Kodit Penal “Masat ndaj te denuarit te vene ne prove ”.

 Referuar trajtimit dhe shqyrtimit te ketyre kerkesave lidhur me lirimi me kusht te te denuarve me burgim te perjetshem gjykata i referohet dhe praktikes  se GJEDJ-se  ne rastin e  {xxx} Kunder Italise i dates 13.06.2019 gjykim i cili ka perfunduar me vendim perfundimtare ne daten 07.10.2019  , shtetasi {xxx} ishte denuar ne dhy procese te ndryshme per te parin me  vendimin nr, 3 te dates 10 Shkurt 1999 me 12 vjet burgim per veprat penale te Krijimit dhe drejtimit te prganizates kriminale te llojit mafioz me qellim kontrollin e aktiviteteve ekonomike te zones nepermjet pervetesimit ne menyre te paligjshme te ketyre aktiviteteve .

 Dhe ne procesin e dyte {xxx} u denua me burgim te  perjetshem me vendimin e dates 5 Mars 2002 per veprat penale  te krijimit dhe drejtimit te organizates kriminale te llojit mafioz e cila kishte kryer disa krime te renda perfshire vrasjen e disa personave , rrembimin me pasoje vdekjen , mbajtjen pa leje te armeve  te zjarrit dhe rrethana te tjera rendues te organizates mafioze .

 Dhe ne bashkim te dy denimeve shteasi {xxx} u denua me burgim  te perjetshem duke u vendosur te zbatohej ndaj tij rregjimi i burgut te ashper te njohur si 41 bis duke u izoluar teresisht per nje periudhe kohe te caktuar per shkak te veprave te renda penale qe kisht kryer .

 Ne vitin 2015 {xxx} ka paraqitur kerkese per lirmin me kushte kerkese e cila  eshte rrezuar me te gjitha shkallet e gjyqesorit ne Itali e me pas i denuari i eshte drejtuar  GJEDNJ-se per dhunim te nenit 3 te KEDNJ-se pra trajtim poshterues dhe cnjerezore .

 Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut e ka pranuar kerkesen e paraqitur nga {xxx} duke konstatuar dhunim te nenit 3 te KEDNJ-se ku nder te tjera ne pjesen arsyetuese ne piken 113 te ketij vendimi gjykata ka theksuar se :

 Gjykata gjithashtu thekson qe ka deklaruar se parimi i “dinjitetit te njeriut” parandalon privimin e nje personi nga liria e tij me detyrimin pa operuar, ne te njejten kohe, per riintegrimin e tij dhe pa i dhene atij nje shans per te rimarre ate liri nje dite. Ai deklaroi se “nje i burgosur i denuar me burgim te perjetshem ka te drejte te dije … çfare duhet te beje ai per te shqyrtuar lirimin e tij te mundshem dhe cilat jane kushtet e zbatueshme” (Vinter, cituar me lart, 2 122).

 Ajo gjithashtu deklaroi se autoritetet kombetare duhet t’u japin te burgosurve te denuar me burgim te perjetshem nje mundesi te vertete per te riintegruar veten e tyre (Harakchiev dhe Tolumov kunder Bullgarise, me nr. 15018/11 dhe 61199/12, 264 §, KEDNJ 2014 (ekstrakte)). Behet fjale qarte per nje detyrim pozitiv te mjeteve, dhe jo rezultatit, i cili nenkupton per te garantuar per keta te burgosur ekzistencen e regjimeve penitenciare qe jane ne perputhje me qellimin e korrektimit dhe qe i lejojne ata te bejne perparim ne kete drejtim (Murray, cituar me lart, 104 §). Ne lidhje me kete, Gjykata me pare ka konkluduar se ky detyrim nuk u mor parasysh ne çeshtjet ne te cilat ishte regjimi ose kushtet e burgimit qe penguan korrektimin e te burgosurve (Harakchiev dhe Tolumov, cituar me lart, 266).

 Ne piken 136 te ketij  vendimi thuhet se :

Gjykata kujton se dinjiteti njerezor, i cili gjendet ne vete qendren e sistemit te vendosur nga Konventa, parandalon privimin e nje personi nga liria e tij ne menyre shtrenguese, pa operuar nderkohe per ri-integrimin e tij dhe pa i dhene atij nje shans per te rimarre nje dite kete liri (Vinter, cituar me lart, 113).

       Sipas pikes 125  te vendimin te GJEDNJ-se eshte theksuar se:

Gjykata konsideron se personaliteti i nje te denuari nuk mbetet i fiksuar ne kohen kur eshte kryer vepra penale, por mund te evoluoje gjate fazes se ekzekutimit te denimit, siç parashikohet nga funksioni i risocializimit, i cili i lejon individit qe te rishikoje ne menyre kritike ecurine e tij kriminale dhe te rindertoje personalitetin e tij (Murray, cituar me lart, neni 102).

      Dhe me pas ne  piken  137 ,GJEDNJ ka konkluduar si me poshte :

 Ne driten e parimeve te permendura me lart, dhe per arsyet e paraqitura me lart, Gjykata konsideron se denimi me burgim te perjetshem shpallur per Paditesin, ne zbatim te nenit 4 bis te ligjit per sistemin penitenciar, te quajtur “denim i perjetshem”, kufizon tej mase perspektiven e lirimit te personit ne fjale dhe mundesine e rishqyrtimit te denimit te tij. Per kete arsye, ky denim i perhershem nuk mund te percaktohet si i reduktueshem per qellimet e nenit 3 te Konventes. Keshtu qe, Gjykata kundershton kerkesen e qeverise lidhur me cilesine e viktimes se Paditesit dhe konkludon se kerkesat e nenit 3 nuk jane respektuar.

 Gjithashtu ne ceshjen {xxx} kunder Italise GJEDNJ rekomandoi shtetin italian per ndryshimin e sistemit penitenciar ne lidhje me mundesine e lirimit me kusht per personat e denuar me burgim te perjetshem ne kuader te organizates mafioze .

 Ne rastin e marre per shqyrtim ne mbeshtetje te nenit 3 te Kodit Penal , te nenit 29 te Kushtetutes , bazuar ne vendimet e Gjykates Kushtetutese qe trajtojne parimin e fuqise prapavepruese te ligjit penal favorizues , me nr. {xxx} , vendimi nr. {xxx} dhe vendimi nr. {xxx} do te zbatohet pikerisht dispozita ligjore neni 65 Kodit Penale i miratuar me ligji nr. 7895 date 27.01.1995 .

Persa u parashtruar me lart , gjykata pasi mori ne shqyrtim kerkesen e kerkuesit {xxx} , dokumentacionin e sjelle nga IEVP Fush Kruje percjelle me shkrese  nr. 4264 prot date 08.11.2019 , referuar raportit te perpiluar nga drejtori i Institucionit percjelle me shkresen nr. Ekstra prot date 18.11.2019  , mbeshtetur ne provat shkresore te sjella nga pala kerkuese {xxx} qe dokumentojne arsyet e vecanta ku perfshihet gjendja familjare te tij , gjendjen e renduar shendetesore e babait te tij  si dhe problemet e tij shendetesore te dokumentuara  me kartelen klinike nr. 1285 qe disponon IEVP Fush Kruje per kete te denuar, si dhe bazuar ne konkluzionet e arritura nga Zyra Vendore Kruje ne Raportin e saj te Vlersimit per te denuarin {xxx} me nr. 621/2 prot date 02.12.2019 , gjykata ne mbeshtetje te nenit 65 Kodit Penale  cmon se   kerkesa e  kerkuesit {xxx} eshte e bazuar ne ligj dhe prova dhe si e tille duhet te pranohet .

 Perfundimisht gjykata gjykon te pranoje kerkesen duke u shprehur per lirimin para kohe me kusht te kerkuesit  {xxx}  duke e vene ne prove  per nje periudhe kohore prej 5 ( pese ) vjetesh.

 Gjithashtu referuar rekomandimeve te dhena nga Sherbimi Proves Zyra Vendore Kruje gjykata ne zbatim te  “Masave  ndaj te denuarit te vene ne prove ” vendosi qe te aplikoje nenin 60 pika 9 dhe pika 10 te Kodit Penale duke detyruar kerkuesin {xxx} te mos shoqerohet  

me persona te caktuar kryesisht te denuar apo bashkepunetore te  vepres penale dhe te mos zoteroje, mbaje apo perdore arme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!