Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lirimi i hapësirave publike/ Vlorë, qindra masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve që kishin zënë trotuaret

schedule16:50 - 10 Korrik, 2025

schedule 16:50 - 10 Korrik, 2025

Kontrollet për lirimin e hapësirave publike vijojnë pa ndërprerje, në qytet dhe në zonat turistike në Vlorë.

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë intensifikuar veprimet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që parkojnë gabim automjetet e tyre, duke sjellë problematika në lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve të tjera, me fokus të veçantë zonat më të frekuentuara të qytetit, si: “Muradia”, bulevardi “Ismail Qemali”, Lungomare, si dhe akse të tjera me fluks të shtuar për shkak të sezonit turistik.

Si rezultat, janë vendosur qindra masa administrative ndaj drejtuesve që kishin zënë trotuaret dhe rrugëkalimet për këmbësorë.

Gjithashtu, janë larguar me karrotrec dhjetëra automjete që pengonin qarkullimin në këto zona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!