Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balluku në aksin Kamëz-Laç, përsërit thirrjen për subjektet: Lironi hapësirat publike deri më 31 korrik

schedule18:01 - 30 Korrik, 2025

schedule 18:01 - 30 Korrik, 2025

KAMËZ– Bizneset në akset kombëtare kanë afat deri më 31 korrik të lirojnë hapësirat publike, ose në të kundërt ndërhyn IKMT-ja dhe do përballen me gjoba e ndjekje penale.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër aksin rrugor Kamëz-Laç, ndërsa tha se në këtë nyje të rëndësishme të dyja anët e rrugës janë të ngarkuar me biznese, të cilat kanë zënë hapësirën publike.

Ajo rikujtoi se aksioni nuk ka kthim pas, ndaj u bëri thirrje subjekteve të respektojnë afatin  pasi në të kundër do të përballen me  forcën e ligjit.

“Lironi hapësirat! Deri më 31 korrik të gjithë të subjektet duhet të lirojnë anët e rrugës. Ne jemi në fazë këshillimi deri më 31 korrik. Penalizim për ata që kryejnë shkelje. Duhet që të këtë një bashkëpunim me vullnet të plotë, në mënyrë që mos të kalojmë në akte, që duhet vetëm për të respektuar ligjin. I gjithë aksi nga Kamza deri në Laç është i ngarkuar në të dyja anët e rrugës. Kjo është një reformë e thellë e shtritë kudo, duke nisur nga tendat, nga parkimet në lagjet dhe duke shkuar deri te akset kombëtare, të shtrira nga veriu në jug”, tha Balluku.

Fjala e plotë;

Data 31 korrik është afati i fundit për të gjitha subjektet tregtare të vendosura pranë akseve kombëtare që të zhvendosen vetë nga hapësira që kanë zaptuar dhe që është kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Pas këtij afati parashikohen ndëshkime për të gjitha subjektet të cilat kanë refuzuar zbatimin e këtij vendimi.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici dhe drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli ishin në aksin rrugor Kamëz-Laç, ku inspektuan ecurinë e aksionit, duke përsëritur edhe një herë thirrjen drejtuar bizneseve që të tregohen bashkëpunues në këtë nismë.

Balluku paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për asnjë subjekt duke theksuar se siguria rrugore mbetet një prioritet i vazhdueshëm. “Kemi informuar një javë më parë, i kemi bërë thirrje të gjithë bizneseve dhe subjekteve që ndodhen në zonat e akseve kombëtare për të marrë masa dhe për të liruar hapësirat, duke qenë se janë shkelur në shumë raste, sidomos në rastin e varrezave të automjeteve, aty ku rrinë automjete të cilat tregtohen për pjesë këmbimi apo edhe për arsye të tjera që sipas një akti normativ të vitit 2011 duhet të qëndrojë 1 kilometër larg rrugës kombëtare”, deklaroi Balluku.

Zëvendëskryeministrja falënderoi ato biznese që kanë nisur të tërhiqen vetë nga sipërfaqet e zaptuara në anët e akseve kombëtare, teksa ftoi qytetarët që të denoncojnë çdo rast ku evidentohen shkelje të hapësirave publike.

“E gjithë kjo reformë do të shkojë deri në përfundim të saj, duke liruar çdo centimetër hapësirë. Qeveria Shqiptare është më e angazhuar se kurrë. Të gjitha trupat tona janë në terren. Ne kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve, pasi shumë indicie vijnë nga mesazhet e tyre, të cilat në shumicën e rasteve rezultojnë që janë të sakta dhe të drejta. Kështu që ju nxisim që të vazhdoni dhe të denonconi çdo rast shkelje të hapësirave publike apo dhe të sigurisë rrugore”, nënvizoi Balluku.

Kryeinspektorja Bici dhe Drejtori Gjyli njoftuan se grupet e IKMT dhe ARRSH janë në terren për të ndjekur të gjithë procesin dhe njoftuar bizneset për zbatimin e vendimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!