Lirimi i 3 policëve, Hoti: Falenderojmë miqtë ndërkombëtarë, veçanërisht Shqipërinë

schedule11:42 - 26 Qershor, 2023

schedule 11:42 - 26 Qershor, 2023

 

Pas lirimit të 3 policëve kosovarë, të arrestuar prej 12 ditësh në Serbi, ka reaguar edhe ish-kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili shprehet se ky është një lajm i mirë.

Hoti falënderon miqtë ndërkombëtarë për përkushtimin e  tyre dhe një falënderim të veçantë ka për Shqipërinë  dhe për angazhimin e fuqishëm dhe koordimin e saj me aleatët e Kosovës për lirimin e policëve.

Postimi i Hotit:

Lirimi i tre policëve të Policisë së Kosovës është lajm i mirë.

Falënderojmë miqtë ndërkombëtarë për përkushtimin për lirimin e tyre. Republika e Kosovës është mbështetur gjithmonë tek miqtë.

Falënderim i veçantë për Shqipërinë për angazhimin e fuqishëm dhe koordinimin me aleatët e Kosovës për lirimin e policëve.r.t/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!