Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Liria ka emër”, Rama shpërndan thirrjen për tubimin më 17 tetor në Tiranë: Drejtësi për çlirimtarët!

schedule20:31 - 13 Tetor, 2025

schedule 20:31 - 13 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku shpreh mbështetjen e tij për një thirrje publike që fton qytetarët shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora të bashkohen në një tubim solidariteti.

Në mesazhin e tij, Rama thekson se “Liria ka emër” dhe tregon se ndihet i nderuar të ndajë këtë ftesë, që synon të kërkojë drejtësi për çlirimtarët, më 17 tetor, ora 17:00.

“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje. Liria ka emër! Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri drejtësi për çlirimtarët”, ka shkruar kryeministri Rama.



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!