Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC, shqiptarja Lira, ka treguar se si nga publikimi i fotos me Mauro Ikardi në rrjete sociale duket se po i ndryshon edhe jeta.
Ajo u shpreh se përpara se të bënte videon, kishte 8 mijë ndjekës, ndërsa sot janë 3 –fish.
Video ku i dorëzon futbollistit xhaketën shikohet mbi 10 milion herë.
Gjatë kësaj interviste ka treguar edhe detaje nga jeta e saj, dhe dasma shqiptaro-turke të cilën e ka bërë në Ankara. Po ashtu ajo shprehet se nuk ka harruar aspak traditën shqiptare.
/abcnews.al/