Liqeni i Shkodrës, mes dhjetë parqeve më të bukura natyrore të Evropës

schedule23:41 - 12 Gusht, 2023

schedule 23:41 - 12 Gusht, 2023

Media gjermane “Deutsche Welle” ka vendosur liqenin e Shkodrës mes dhjetë parqeve më të bukura natyrore të Evropës. Në një shkrim të publikuar të shtunën, media gjermane liston 10 parqet më të bukura të Evropës. Mes të cilëve ndodhet edhe liqeni i Shkodrës në Shqipëri.

“Jeni të lodhur nga intensiteti i punës e rendja e së përditshmes dhe keni dëshirë për një pushim diku larg në mjedise të mrekullueshme në natyrë? DW ju rekomandon 10 parqe kombëtare në Evropë që ia vlen të vizitohen”, nis shkrimin media gjermane.

“Liqeni i Shkodrës është sipërfaqja më e madhe e ujit në Gadishullin Ballkanik, megjithëse madhësia e tij e saktë ndryshon në varësi të sezonit. Shkoni këtu nëse ju pëlqejnë manastiret idilike të ishujve, vëzhgimi i shpendëve ose thjesht mund të zhyteni në natyrën e virgjër“, shkruan Deutsche Welle,

Vendet e tjera të sugjeruara janë: Parku Kombëtar Hossa, Finlandë; Parku Kombëtar Sarek, Suedi; Parku Kombëtar Jotunheimen, Norvegji; Shkëmbijtë me gurë ranorë të Elbës mes Gjermanisë dhe Republikës Çeke; Rezervat Natyrore High Fens, Belgjikë dhe Gjermani; Liqenet e Plitvicës, Kroaci; Cinque Terre, Itali ; Calanques, Francë, si dhe Parku Kombëtar Ordesa y Monte Perdido, Spanjë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!