Liqeni i Fierzës do shpëtojë nga ndotja/ Bashkia Kukës dhe BE projekt për vendosjen e pritave në lumenj

schedule15:24 - 18 Janar, 2024

schedule 15:24 - 18 Janar, 2024

E kthyer në problematikë prej dekadash, ndotja masive e Liqenit të Fierzës, duket se do të marrë zgjidhje. Këtë vit pritet të implementohen dy projekte kryesore nga Këshilli i Qarkut Kukës me donatorë e bashkëfinancues.

Në lumenjtë Drini i Bardhe dhe Drin i Zi, do të vendosen dy prita që do të mbështen financiarisht  nga Bashkimi Europian ndërsa së shpejti do të nisë punë edhe një anije për mbledhjen dhe riciklimin e mbetjeve në sipërfaqen e Liqenit.

Nga ana e tij Prefekti i Qarkut Agron Geca tha se këto ndërhyrje do të nxisin  zhvillimin e turizmit  në këto zona.

Projektmanaxherja e shoqates “Everëave” tha se veç mbledhjes së mbetjeve në siperfaqen e liqenit, do të bëhet rickilimi i pjesës dërmuese të mbetjeve.

Anija që do të mbledh dhe ricikojë mbetjet e liqenit  pritet te mbërrijë në muajin Mars.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!