Trajneri i kombëtares së Argjentinës shpreson që sulmuesi Lionel Messi të luajë në Botërorin 2026.
“Kampionati në Katar mund të jetë i fundit për të, por shpresoj që të mos jetë kështu. Ai e pëlqen futbollin dhe sjell gëzim për shumë njerëz.
Nëse kujdesemi siç duhet për të, mund të shohim ndeshje të tjera të tij. Bota e futbollit po e kërkon këtë”, tha Lionel Scaloni. /G.D abcnews.al/