Lionel Messi rikthehet në fushë, elozhe nga rivali i tij në La Liga

schedule14:15 - 27 Shtator, 2020

schedule 14:15 - 27 Shtator, 2020

Lionel Messi do të luajë për herë të parë këtë sezon në La Liga, në ndeshjen kundër Villareal. Sulmusei argjentinas donte të largohej nga Barcelona, por në fund vendosi të qëndrojë.

Kundërshtari i tij, mesfushori i Villareal Dani Parejo, i thuri elozhe yllit argjentinas, duke iu bërë thirrje të gjithëve që ta shijojnë magjinë e “Pleshtit” për sa kohë ai ende luan në La Liga.

“Le ta shijojmë Messin, mënyrën se si luan, çdo ndeshje që luan, çdo moment. Le ta shijojmë të gjithë, pasi nuk e dimë se kur do të largohet. Ne jemi shumë me fat që e kemi të paktën dhe një sezon në La Liga”, u shpreh mesfushori i Villareal./abcnews.al