Lingard: Rashë në depresion, ngushëllohesha me alkool. Më shpëtoi vëllai

schedule21:37 - 14 Gusht, 2021

schedule 21:37 - 14 Gusht, 2021

Gjithkujt i ndodh të kalojë një periudhë të vështirë. Stres, depresion, mungesë vetëbesimi dhe gati për t’u “dorëzuar”. Jesse Lingard i ka përjetuar të gjithë këto ndjesi dhe gjente ngushëllim te shishet e mbushura me alkool.

28-vjeçari ofensiv i Manchester United, i cili fazën e dytë të sezonit të kaluar shkëlqeu me West Ham (9 gola dhe shumë asiste), rrëfen momentet e vështira në prononcimin për Daily Mail.

Doja të largohesha nga Anglia. Jo të ikja në Spanjë, por në Kinë ose Arabinë Saudite, në një vend ku do të isha larg vëmendjes dhe mund të përqendrohesha vetëm te futbolli.

 

Solskjaer dhe Lingard

Kisha marrë shumë ofendime në rrjetet sociale, isha i dëshpëruar. Në një moment, vëllai im më tregoi disa video të viteve të kaluara, dhe më bindi të qëndroja në Angli.

I thashë vetes se mund t’ia dilja. Ishte e vështirë dhe e rëndë, depresioni po më largonte nga futbolli. Konsumoja shumë alkool, ishte një periudhë realisht shumë e vështirë“, kujton Lingard. /abcnews.al