Gary Lineker ka zbuluar sesi Ed Woodward , drejtori ekzekutiv i United , e mbylli nënshkrimin e Cristianos me “Djajtë e Kuq”.
Drejtuesi ishte në shtëpinë e ish -sulmuesit ndërkombëtar anglez.
“United nënshkroi me Cristianon në oborrin tim. Ed Woodward është një mik i mirë i imi. Ai është fqinji im dhe ai nënshkroi me Ronaldon kur ishte në oborrin tim. Ishte e mahnitshme. Ishte shumë argëtuese. E dija kur hyri dhe ishte në telefon. me Jorge Mendes. Nuk e di nëse po tregoj shumë, por ai e firmosi atë. Unë bëra një fotografi fantastike të tij me telefonin në oborrin e shtëpisë që mund ta ndaj një ditë me lejen e tij, “Lineker shpjegoi në BBC. /abcnews.al