Lindsay Lohan u bë nënë për herë të parë, siç deklaroi përfaqësuesja e aktores.
“Lumturia e familjes është mbi hënë”, tha ajo plot lumturi.
Në të njëjtën kohë, Page Six konfirmoi se Lindsay Lohan dhe bashkëshorti i saj Bader Shammas mirëpritën zyrtarisht djalin e tyre, Luai. Deri më tani nuk është bërë e ditur data e lindjes së familjarit të ri.
I vogli ka lindur në Dubai, ku çifti jeton aktualisht dhe emri arab që ka marrë do të thotë “mburojë ose mbrojtës”.
Ndërsa, Lindsay Lohan ende nuk e ka ndarë apo komentuar publikisht lajmin./abcnews.al
View this post on Instagram