Pak minuta kishin kaluar nga ndërrimi i viteve kur foshnja e parë erdhi në jetë. Ajo është vajzë dhe lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Vajza dhe nëna gëzojnë shëndet të plotë dhe ndanë një urim për të gjithë shqiptarët.
Foshnja e parë e ardhur në jetë në vitin 2018 është vajzë.
Babai emocionin e përjeton të dyfishtë. Falenderimet i dha për mjekët e palodhur të minutave të para të 2018-ës.
Vajza është e treta në familje dhe gëzon shëndet të plotë.
Mesatarisht në maternitetin Mbretëresha Geraldinë në 24 orë lindin rreth 25 fëmijë, por vogëlushja Natie është e para për vitin që na prêt. Si thotë fjala e urtë, fillimi i mbarë, gjysma e punës./abcnews.al