Dy të tretat e ndërtesave në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar që nga fillimi i luftës në tetor 2023, thanë Kombet e Bashkuara.
Duke paraqitur vlerësimin e dëmeve, Qendra Satelitore e OKB-së (Unosat) deklaroi se fotografitë me definicion shumë të lartë të mbledhura më 3 dhe 6 shtator tregojnë një përkeqësim të qartë të situatës në këtë zonë.
The United Nations Satellite Centre (@UNOSAT) has released the 9th update of its assessment of the damage inflicted on buildings in the Gaza Strip.
66% of the total structures in the Gaza Strip have sustained damage.
Read our press release: https://t.co/CQXc1031qZ pic.twitter.com/lmykOTpCk6
— UNOSAT (@UNOSAT) September 30, 2024
Kjo analizë “tregon se dy të tretat e të gjithë infrastrukturës në Rripin e Gazës është dëmtuar”, vëren Unosat, e cila është e vendosur në Gjenevë në Institutin e Kombeve të Bashkuara për Arsim dhe Kërkim (Unitar).
Kjo “infrastrukturë” përfshin të gjitha llojet e strukturave.
“66% e këtyre ndërtesave të shkatërruara në Rripin e Gazës barazohet me një total prej 163,778 infrastrukturash”.
Harta e mëposhtme tregon ndërtesat që janë shkatërruar apo dëmtuar nga data 7 tetor e deri më sot./abcnews.al