Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndodhet për vizitë zyrtare në Kosovë. Kjo është vizita e parë zyrtare e Nikollë pas marrjes së detyrës si kryetare e Kuvendit në Shqipëri.
Në Kosovës mësohet se Lindita Nikolla do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, Kryeministrin, Albin Kurti, dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Deputetja e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Lindita Nikolla u zgjodh kryetare e Kuvendit të Shqipërisë më 10 shtator, dhe kjo është vizita e parë zyrtare e saj në Kosovë, pas marrjes së detyrës. /abcnews.al/