Lindi pak minuta para tërmetit, vogëlushja marokene ende pa emër

schedule10:05 - 11 Shtator, 2023

schedule 10:05 - 11 Shtator, 2023

Foshnja e Khadija-s nuk ka ende një emër dhe për momentin po jeton në një çadër. Ajo erdhi në jetë vetëm disa minuta se të ndodhte tërmeti që shkaktoi mijëra viktima të premten në Marok, shkruan BBC.

Edhe pse nënë e bijë nuk pësuan lëndime si pasojë e lëkundjeve të forta, spitali në Marrakesh ku ato ndodheshin u evakuua.  Dhe, pas një kontrolli të shpejtë, atyre iu kërkua që të largoheshin nga godina, tre orë pas lindjes.

“Na thanë se duhej të largoheshim nga frika e pasgoditjeve,” tregon Khadija.

Me fëmijën e porsalindur në krah, Khadija dhe bashkëshorti i saj tentuan që të merrnin një taksi dhe të shkonin në shtëpinë e tyre në Taddart, në Atlas, por rrugët ishin të gjitha të bllokuara.

Tashmë, familja e re jeton në një çadër në një rrugë të fshatit Asni.

“Nuk kemi marrë asnjë ndihmë nga autoritetet”, tha ajo, duke mbajtur në krahë foshnjën e saj. “Ne u kërkuam disa njerëzve në fshat batanije për të mbuluar foshnjën. Kemi vetëm Zotin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!