Lindi në tualetin e QSUT-së: Ku ndodhet tani e reja, gjendja e bebit dhe si reagoi i ati

schedule12:26 - 19 Prill, 2022

schedule 12:26 - 19 Prill, 2022

Një ditë më parë, abcnews.al raportoi se një vajzë 20-vjeçare kishte filluar të lindë në tualetin e Urgjencës së QSUT-së pasi kishte shkuar atje rreth orës 02:00  të mëngjesit pas dhimbjeve të forta të barkut. Ndërkohë, gazetarja Ema Shazivari mëson sot se ajo ishte e shoqëruar nga babai i saj në spital pasi fillimisht kishte patur dhimbje barku.

Pasi shkojnë në Urgjencën e QSUT-së, vajza ka kërkuar të futet në tualet dhe aty ka filluar të lindë. Menjëherë pasi kanë kuptuar situatën, në ndihmë të vajzës kanë shkuar mjekët dhe infermierët e Urgjencës. Ajo është marrë nga tualeti dhe është futur në një ambient tjetër të spitalit ku edhe ka përfunduar lindjen me sukses.

Lexo edhe: Lindi në tualetin e QSUT-së, “Infermierët”: Nëna e re tha se nuk e dinte që ishte shtatzënë

Ndërkohë, pasi vajza ka lindur kanë njoftuar mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për të dhënë ndihmën e nevojshme pasi Urgjenca nuk ka ekspertizën e duhur për raste të tilla me fëmijë të porsalindur.

Aktualisht, vajza ndodhet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” nën kujdesin e stafit mjekësor dhe gjendja e foshnjes është e mirë. Mësohet se i ati i saj ka kërkuar nga stafi që të mos e bëjnë rastin publik pasi sipas tij vajza nuk ishte në dijeni të shtatëzanisë.

Ky është rasti i dytë kur një vajzë shkon me simptoma të tjera në spital dhe pastaj lind. Një rast i ngjashëm ndodhi pak muaj më parë në spitalin e Covid. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!