Lindi në Islandë, njihuni me rastin e vogëlushes shqiptare

schedule22:43 - 20 Shkurt, 2019

schedule 22:43 - 20 Shkurt, 2019

Gjykata e Rrethit Reykjavík konfirmoi vendim se një vogëlushe 20 muajshe, me prindër shqiptar e lindur në Islandë, do të deportohet. Prindërit e fëmijës janë shprehur se do ta apelojnë këtë vendim.

Rasti është ai që nxiti kritika të konsiderueshme publike në Drejtorinë e Imigracionit (ÚTL). Nazife dhe Erion, një çift shqiptar për herë të parë në vitin 2015 kishte kërkuar azil në Islandë. Në atë kohë, ata morën leje pune dhe ishin të punësuar nga një hotel në Rejkjavik derisa më pas u deportuan. Por ata ishin kthyer sërsh atje dhe i kishin paguar shtetit një shumë parash për thyerjen e urdhërit të dëbimit.

Vajza e tyre, Erna Reka, është 20 muajshe dhe ka lindur në Islandë. Pavarësisht nga Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, e cila i detyron vendet që të vënë interesat më të mirë të një fëmije përpara të gjithave, dhe përkundër nenit 102 të Ligjit të Islandës për të Huajt, i cili ndalon deportimin e një të huaji që ka lindur në Islandë, vendimi thotë se e gjithë familja do deportohet.

UTL pretendon se për shkak se fëmijët e azilkërkuesve regjistrohen në Regjistrin Kombëtar ndryshe nga fëmijët e tjerë, ata përjashtohen nga të dyja këto ligje. Familja megjithatë pretendon se kjo është në vetvete një shembull i diskriminimit dhe shkel direkt Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës.

Avokatja e familjes Auður Tinna Aðalbjarnardóttir tha: “Nuk mund ta pranoj këtë vendim. Tani do presim se çfarë vendimi do të marrë Apeli”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!