Lindi me hundë të madhe, babai e quajti përbindësh, por ajo u bë 1 yll dhe u dashurua me kryeministrin e Kanadasë

schedule17:22 - 11 Maj, 2022

schedule 17:22 - 11 Maj, 2022

Ajo vetë konsiderohej e shëmtuar në moshë të vogël. Ajo ishte shumë e hollë dhe kishte puçrra në fytyrë. Vendi ku lindi ishte Bruklin. Ndërsa, babai i saj ishte hebre dhe vdiq menjëherë pas lindjes nga një mbidozë e morfinës në një spital. Nëna e saj ishte në gjendje të keqe psikologjike dhe ata u vendosën me prindërit e saj. Gjyshi i saj ishte shumë i rreptë dhe ajo fshihej nën tavolina për të mos e goditur. Pasditeve ajo dilte me vrap nga shtëpia dhe shkonte në një apartament fqinj, ku lejohej të shikonte filma. Jeta e saj u përkeqësua sapo nëna e saj u lidh me një burrë të martuar dhe mbeti shtatzënë. Gjyshërit e konsideruan si turp për familjen dhe i përzunë nga shtëpia.

Frustrimi dhe roli i parë i madh

Nëna e saj u martua përsëri dhe ata u vendosën në një apartament. Njërku  i saj u soll keq dhe nuk e donte atë. Ai e quajti atë “përbindësh”, ndërsa motra e saj e vogël ishte “e bukur”. Kur ajo i kërkoi para për akullore, ai iu përgjigj “nuk je mjaftueshëm e bukur”. Çuditërisht, edhe nëna e saj ishte e ftohtë ndaj saj. Siç e kishte përmendur ajo, në vend të dashurisë ai i dha ushqim. Në shkollë djemtë e tallnin dhe e quanin “Sqep i madh” sepse ajo kishte hundë të madhe.

Asaj nuk i është kërkuar asnjëherë takim dhe nuk ka pasur asnjë shoqërim në kërcimin e maturës, që për studentët amerikanë është një ngjarje e rëndësishme në jetën shkollore. Ëndrra e saj ishte të bëhej këngëtare ose aktore. Ajo studioi vepra të shkrimtarëve rusë dhe grekë dhe mori kurse aktrimi, të cilat i paguante duke u kujdesur për fëmijët e lagjes. Mirëpo në audicionet e para ajo sërish është përballur me reagime për pamjen e saj. Asaj i thanë se ishte e shëmtuar, se dukej “shumë hebreje” dhe se duhej të bënte një ndërhyrje në hundë. Ajo vendosi të mos ndryshojë fytyrën e saj dhe vazhdoi të ndiqte ëndrrën e saj.

Pamja e saj mund të mos ketë qenë pika e saj e fortë, por zëri i saj ishte karizmatik. Ajo filloi të këndonte në dyqanet nëntokësore në Manhatan dhe gradualisht fitoi një audiencë fanatike në komunitetet e homoseksualëve. Ajo ndryshoi emrin e saj dhe bënte prova për orë të tëra çdo ditë për t’u përmirësuar. Ajo shpejt u bë e famshme në botën e artit dhe në vitin 1962 mori rolin e saj të parë në një shfaqje në Broadway, ku luajti një hebre të shëmtuar.

Kontratë me Columbia dhe shumë çmime muzikore

Në atë kohë ajo nënshkroi një kontratë me Columbia dhe takoi burrin e saj të parë, nga i cili lindi fëmijën e saj të parë. Në vitet në vijim, ish “përbindëshi” krijoi lidhje me Ryan O’Neill, Don Johnson, Chris Christofferson dhe kryeministrin e Kanadasë, Pierre Trudeau.

Albumi i saj i parë shiti mijëra kopje dhe u vlerësua si “Albumi i vitit”. Në vitin 1968 ajo bëri debutimin e saj në filmin muzikor “A Funny Girl” dhe fitoi Oscarin e lakmuar. Deri më sot, ka shitur më shumë se 140 milionë disqe dhe ka fituar çmime të shumta muzikore. Albumi i saj më i njohur u publikua në vitin 1980 me titull “Guilty” dhe përmbante këngën “Gruaja e dashuruar”, e cila e bëri atë të famshme në mbarë botën. Ajo në foto nuk është askush tjetër veçse 75-vjeçarja Barbara Streisard.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!